• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anulimi i takimit Kosovë-Serbi/ Kryeministri Haradinaj: Nuk e di arsyen

by Java News
22/06/2019 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Haradinaj nuk e di pse është anuluar takimi i parashikuar Kosovë-Serbi në Paris më 1 korrik. Ndërkohë ka pasur reagime të ashpra për takimin e fshehtë me këshilltarët e Presidentit Vuçiç në Berlin.

Anulimi tashmë i konfirmuar i takimit të Parisit, ku do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi dhe një takim në Berlin i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, që në Prishtinë u interpretua takim i “fshehtë”, ka ngjallur reagime të shumta në strukturat politike kosovare. Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se ai nuk ka informacione pse është anuluar takimi i Parisit.

“Arsyeja pse është shtyrë takimi i Parisit nuk i di. Por, një gjë mund të ju konfirmojë se Kosova është palë serioze. Dialogu e ndihmon atmosferën politike, por nuk është kusht për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj, i cili vazhdon të këmbëngulë që taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet.

E presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, anulimin e takimit të Parisit e ndërlidh pikërisht me refuzimin e Prishtinës që ta heq taksën ndaj Serbisë. “Nuk do të ketë takim në Paris. Gjermanët edhe francezët e kanë kuptuar se kush nuk dëshiron bisedime dhe kush i frenon ato”, u shpreh nga Bjellorusia ku po qëndron Vuçiq.

Ndërsa qeveria gjermane dhe presidenca franceze konfirmonin anulimin e takimit të Parisit, në Prishtinë mediet njoftuan për një takim “të fshehtë”, në Berlin, të këshilltarëve të kryeministrit Haradinaj me këshilltarët e Presidentit serb Vuçiq. Më vonë ky takim u konfirmua nga Haradinaj dhe Vuçiq, por, kjo ngjalli reagime të ashpra në Prishtinë.

Pse u zhvillua takimi Arifi-Gjuriq?

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se takimi në Berlin (që u zhvillua ndërmjet Avni Arifit ish-udhëheqës i dialogut teknik dhe Marko Gjuriqit shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë) ka qenë formal jo publik. “Mendoj që është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjedh. Ballafaqimi i delegacionit teknik ka konfirmuar se e vetmja çështje pa u zgjidh është njohja. Është sqaruar shumë mirë se çka mundet me pas zgjidhje.

Takimi ishte formal, jo publik. Delegacionit e dy palëve janë taku. Nikoqirë ka qenë Zyra e Kancelares gjermane. Partnerët e koalicionit kanë qenë paraprakisht të njoftuar. Asociacioni i komunave më shumicë serbe nuk ka qenë fare pjesë e bisedave”, tha Haradinaj.

Kritika nga presidenca kosovare

Por zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në një njoftim për medie tha se takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë -Serbi.

“Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim.

Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë”, thuhet në një reagim të zyrës së Presidentit Thaçi. (DW)

 

Next Post
Problemet e energjisë: Qeveria “bllokon” eficencën

Euronews: Shqipëria ngjitet në krye të listës evropiane për energjinë e rinovueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In