• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Samiti i Ministrave të Bujqësisë, Panariti në Berlin

by Java News
15/01/2016 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i ftuar nga Christian Schmidt, Ministër Federal i Ushqimit dhe i Bujqësisë në Republikën Federale të Gjermanisë, po merr pjesë në Samitin e 8-të të Ministrave të Bujqësisë dhe në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë, që do të zhvillohet në datat 14 deri më 17 Janar 2016 në Berlin.

Ministri Panariti zhvilloi në ambjentet e Parlamentit Gjerman (Bundestag) një takim me deputeten gjerman anëtare të CDU-së, Kordula Kovac.

Në takim morën pjesë edhe Jean-Marie Aurand, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës dhe Prof. Dr. Monika Christmann, Universiteti i Geisenheim.

Gjatë takimit u bisedua me terma konkret për forcimin e bashkëpunimit në fushën e prodhimit të rrushit dhe kultivimin e vreshtarisë në Shqipëri me ndihmën e institucioneve gjermane të kësaj fushe.

U ra dakort që së shpejti një delegacion me specialistë gjerman të fushës të vizitojnë Shqipërinë për t`u njohur nga afër me situatën në këtë fushë, si dhe për të parë mundësinë e rritjes së cilësisë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verës në Shqipëri.

Gjithashtu, Panariti është i ftuar nga Boban Ilic, Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Rajonal të Qëndrueshëm të Punës për Zhvillimin Rajonal (SWG) për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Ky aktivitet do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Phil Hogan, Komisioneri Europian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Christian Schmidt, Ministër Federal i Ushqimit dhe i Bujqësisë në Republikën Gjermane.

Në këto aktivitete Ministri Panariti përveç diskutimeve në panelet shumëpalshe do të ketë mundësinë e trajtimit të çështje me interes për bujqësinë dhe zhvillimin rural, në takimet bilaterale që do të realizojë me Ministrin Gjerman të Bujqësisë dhe Komisionerin Europian për Bujqësinë.

Next Post

Edi Hila ekspozitë në COD, Rama: Talent "kryeneç" dhe formë unike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In