• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

by Ervis Iljazaj
13/02/2026 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Për 35 vite me radhë klasa politike shqiptare është perceptuar nga opinioni publik si e korrruptuar. Të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare të besueshme, gjithashtu e tregojnë Shqipërinë si një vend me një nivel korrupsioni të lartë. Dhe për ti dhënë zgjidhje problemit më të madh të tranzicionit shqiptar, me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë u votua Reforma në Drejtësi në vitin 2016 me votën unanime të klasës politike shqiptare. Është e qartë se politika shqiptare e votoi atë e detyruar pas insistimit të ShBA dhe BE.

Krijimi i Prokurorisë së Posçame Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ishte risia më e madhe e kësaj reforme. Kjo strukturë, bashkë me GJKKO u ngrit pikërisht për të luftuar korrupsionin në nivelet e lartë të pushtetit. Asnjëherë, në asnjë moment politika shqiptare nuk ka qenë dakort dhe mbështetëse për Reformën në Drejtësi, pavarësisht se publikisht Partia Socialiste dhe Edi Rama e kanë mëbshtetur, ndërsa Partia Demokratike e ka sulmuar atë, madje në zgjedhjet parlamentare të majit e kishte dhe program elektoral zhbërjen e SPAK-ut.

Në përgjithësi, politika shqiptare ka mbajtur qëndrime hipokrite në raport me drejtësinë. Kur SPAK hetonte Sali Berishën dhe Ilir Metën Reforma në Drejtësi ishte cilësore, ndërsa sot që i është afruar zyrës së pushteti të kryeministrit, ajo ka nevojë për rregullime dhe ndryshime. Nga ana tjetër, opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale kur ajo heton Sali Berishën, dhe sot ka qëndrimin se brenda kësaj strukture ka prokuror të guximshëm kur hetohet Belinda Ballukut.

Thelbi i qëndrimeve të politikës shqiptare ndaj drejtësisë së re, është fakti se ato nuk mund të bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Arsyeja e ekzistencës së SPAK është pikërisht hetimi i kësaj klase politike. Në këtë kuptim, ose do të ekzistojë SPAK , ose do të ekzistojë kjo klasë politike. Deri më sot lufta ndaj drejtësisë së re ka qenë e fshehur dhe e tërthortë, ndërsa sot ajo po bëhet hapur dhe publikisht.

Po të shikosh qëndrimet publike dhe linçimet që i bëhen sistemit gjyqsor nga kryeministri, e kupton fare mirë se lufta e politikës ndaj drejtësisë sapo ka filluar. Ajo do të vashdojë nën justifikimit e cilësisë së drertësisë apo korrigjimit të saj, sepse kjo drejtësi është ngritur për të hetuar të pushtetshimit. Kërcënimi i lidershipit politik shqiptar tashmë ka një emër, që është SPAK. Beteja e re politike nuk zhvillohet më midis PS dhe PD, por midis tyre SPAK.

Të gjithë ata njërëz publik që mendonin se e gjithë bota u vu në lëvizje për ti dhënë drejtësinë e re Edi Ramës, ose janë të çmendur dhe skuptojnë asgjë, ose thjesht kishin hallin e Sali Berishës që po hetohej nga SPAK.

Sepse sot, që SPAK ka dhënë prova majftueshëm të kurajos dhe integritetit të saj, askush nuk guxon më ta quaj si vegël të Edi Ramës.
Akoma nuk e kanë kuptuar, se SPAK dhe GJKKO janë instrumenta të integrimit europian të Shqipërisë. Pa këto dy struktura, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian.

Në këtë betëjë të re që ka nisur, midis politikës dhe drejtësisë, nuk dihet se kush do të dalë fitimtar, por e sigurtë është se të dyja bashkë nuk mund të ekzistojnë. Shenjat e para të kësaj beteje tashmë janë publike dhe do të vashdojnë të jenë edhe më të forta në ditët në vashdim. Gjithsesi, sulmet që i vijnë drejtësisë nga të dyja palët politike janë shenja se ajo është në rrugën e duhur dhe që ka arritur ti mbijetojë politikës në Shqipëri, deri më tani./mapo.al

Next Post
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Comments 2

  1. Leka says:
    3 months ago

    Drejtesia e re ( SPAK dhe GJKO) nese luften kunder korrupsionit ne politike e bazon ne fakte te pa kundershtueshme do kete gjithmone mbeshtetjen me te madhe te popullit pra sovranit

    Reply
  2. ppa says:
    3 months ago

    Analize e percipte , duke e pare ceshtjen vetem nga njera ane. Dmth. deri sa te lind klasa e re politike, (na jep ndonje ide se si mund te lind kjo sa me shpejt) qe do mund te bashkejetoje me drejtesine, e drejta qendron gjithnje ne anen e”drejtesise”. O.K. edhe une ate shpresoj, mbase ju me forumin e Hasimaj do e pershpejtoni kete proces, por faktet flasin per te kunderten; forcat e reja /klasa edhe ne se ka lindur eshte shtatanike!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In