• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti/ Gjikondi: Historike! Hap zyrtar për hyrjen e vendit në Union! Protesta e Berishës? Të çoroditur e të mllefosur

by
05/12/2022 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E nesërmja është një ditë historike për Shqipërinë sipas aktivistes Brizida Gjikondi. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report  Tv, me gazetarin Arëbr Hitaj, Gjikondi, teksa foli për rëndësinë e madhe që Samitit i 6-dhjetorit për vendin, ajo komentoi po ashtu dhe protestën aq të diskutueshme e cila është paralajmëruar e thirrur nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha si dhe nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Sipas aktivistes Gjikondi, nuk ka ndodhur më parë e në asnjë vend të BE-së, që të ketë protesta në një ditë që mbahet samit. Ajo e sheh më tepër si një mënyrë që si Berisha dhe Meta, të tërheqin vëmendje e të vendosin përpara interesat e tyre personale.

“Protesta që po bënë Berisha nuk bënë vaki në asnjë vend të BE-së, ku është mbajtur një samit. Është një ditë historike, pasi është hera e parë që mbahet në një vend që nuk është anëtar. Kjo që po bënë Berisha, që është vetëm një ‘kruajtëse dhëmbësh’. Nuk ngelën ndërkombëtarët të marrin vesh çfarë po bëhet, nga Berisha.”, shprehet aktivistja.

“Ata kanë vënë interesat e tyre personale mbi shqiptarët. Është vetëm për interes personal të Berishës dhe Metës, për të treguar që kanë dhëmbë e kafshojnë.”, thotë Gjikondi.

Lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, për mos të qenë pjesë e Samitit të BE-së të ditës së nesërme, Gjikondi e cilëson si një sjellje jo e një kryeministri, pasi Kurti duhet të përfqësoj interesat e qytetarëve të tij dhe jo të marrë vendim, të cilin ajo e quan “emocional.” Ardhja e presidentes Vjosa Osamani, në vend të Kurtit, për Gjikondin është e pa vend pasi nuk përkon me funksionin dhe detyrat e saj.

“Është një vendim emocional i Kurtit. Më vjen keq se dikur e kam mbështetur dhe vlerësuar Kurtin. Duhet të sillet si një kryeministër. Nuk është vendi për të ardhur Osmani. Presidenti, si në Shqipëri dhe Kosovë, është vetëm ‘honorific’. Një president nuk ka të bëjë me këto detyra të ekzekutivit.”, u shpreh juristja.

“Kurti nuk po merr pjesë në protestën e Berishës dhe Metës, nëse nuk vjen do e shikoja si në një pozicionim me ta. Kurti ka humbur nga ana emocionale, të qenit përbashkues.  Haseti, zili, intrigat nuk të çojnë gjëkundi.”, u shpreh Gjikondi.

Gjikondi thotë se mbajtja e Samiti të BE-së- Ballkani Perëndimor është një ditë historike.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë që të bëhet ky lloj samiti në Shqipëri. Është një ogur i madh për të gjithë Shqipërinë për të parë drejt Evropës, një hap zyrtar për të përshpejtuar hyrjen e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo nuk është një gjë e vogël. Nuk ka ngjyrë politike. Është e trishtueshme të shikosh një grup personash të çoroditur, të mllefosur. Secili di dhe e zgjedh vete çfarë do bëjë , por kjo opozitë është drejt shkërmoqjes.

Aktivistja komenton dhe se pse u zgjodh Shqipëria, pikërisht vendi ku to mbahej ky Samit.

“U Zgjodh Shqipëria, duke parë luftën në Ukrainë, pozicionimin që ka marr Shqipëria. Duke parë dhe performacën e kryeministrit Rama, e shohë si një vendim i mirë menduar.”, shprehet Gjikondi.

Gjikondi komentoi dhe procesin e primareve. Ajo e konsideron një farsë, pasi nuk pati surpriza dhe se thjesht u zgjodhën personat e Berishës. Lidhur me Tiranën, Këlliçin e cilësonsi të preferuarin e Metës. Aktivistja njëkohësisht shtroi pyetjen se me cilat financa po përballohen aktivitete e Berishës.

“Hipokrizi totale e Berishës. Ne pamë që të gjitha ato primare u kualifikuan persona e Berishës nuk pati ndonjë surprizë. Në një parti që është kaos total, ku vula dhe financat janë në krahun e Bashës dhe Alibejat, janë një farsë. Farsë, e bërë për të garantuar se jam unë tani dhe kandidatët e bashkive i zgjedh unë tani. Me çfarë financash po përballohen gjithë ky aktivitet i Berishës? Tiranë, Dihet që Këlliçi është i preferuar i Metës.  Janë një pazar i pasur mes dy pazarxhinjëve.”, u shpreh Gjikondi.

/e.d

Next Post
Emri/ Sot hodhi akuza se demokratët vodhën njëri-tjetrin me primaret, ja kush do i zërë vendin Këlliçit në Kuvend

Emri/ Sot hodhi akuza se demokratët vodhën njëri-tjetrin me primaret, ja kush do i zërë vendin Këlliçit në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com