Samir Ujkani është një lojtar i Xhenoa. Mediat italiane shkruajnë se ai pritet të firmosë një kontratë 3 – vjeçare, pasi të kryejë vizitat mjekësore.
Ish – portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, që tani mbron portën e Kosovës, nuk do të lëvizë nga Serie A.
Skuadra e fundit e 26 – vjeçarit ka qenë Palermo, por siçilianët nuk ia rinovuan kontratën. Ujkani ka një përvojë të gjatë te ekipet italiane. Ai është aktivizuar edhe me Kievon e Novarën. TvKlan









