• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu po shkonte natën pyllit!

by Frrok Çupi
26/12/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Pse bërtiste dje Saliu në selinë e SHQUP? Dhjetë a njëzet vetë që i kishin shkuar e që thanë se janë të rinj të PD, iu bënë si drunj në pyll. Në vend që ta ngushëllonin për burgun, po i kallnin frikën dhe ky nisi të bërtasë.

Natën në pyll përhapet frikë; Saliu e ka provuar kur i humbi lopa në Vicitol. Gjithçka të bëhet e frikshme: Gëmusha të duket si djalli, fosfori i pemëve të vjetra si lugati; prapa çdo gëmushe shfaqet ndonjë nga të vdekurit e fisit ose të fshatit; pemët e larta bëhen si ushtarë me pushkë…

Atëherë udhëtari i pyllit nis e thërret, ose flet me vete, ose këndon, ose reciton…, ose çmendet. Dje Sali Berisha kishte vendosur të mos e linte edhe atë mendje që i ka mbetur. Prandaj kishte thërritur të rinjtë e quajtur të PD, nja njëzet copë, i kishte vënë përpara dhe u mbante fjalim.

U tregoi marrëzi pa fund. Ua përsëriti fjalimin njëqind herë, duke përdorur togfjalëshin e mërzitshëm: ‘u them unë ju”, derisa nuk diti të mbarojë.

Për Saliun, të njëzet ata që ndodheshin para tij, të gjithë ishin ca copa mishi, ca idiotë që as i interesonin. Por i duheshin me qëllim që të justifikonte një fjalim, ose një të folme me vete. Ai e zgjati fjalimin, duke mos e quajtur se kishte njerëz para foltores së tij, por sikur kishte disa drurë pylli. Do ta zgjaste derisa të merrte përgjigje nga Gjykata e SPAK.

Dje Gjykata e SPAK, GJKKO, kishte marrë në shqyrtim kërkesën për masën e arrestit për Sali Berishën. SPAK i kishte propozuar Gjykatës ‘arrest në shtëpi ose arrest në burg”. Pesë herë para ditës së djeshme, Saliu nuk kishte pranuar të paraqitej në gjykatë; edhe këtë e bëri nga frika.

Dje tha ta mposhtte frikën duke ecur nëpër ‘pyllin’ me drunj bërë nga rinia e PD.

Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘ vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Mirëpo menjëherë u kujtua se ’24 orë liri kalojnë shpejt’; dhe nisi të dridhej. Më e keqja është se si do të bëjë nesër për të gjetur një ‘pyll’ tjetër ku mund të kalojë përmes duke kënduar.

Por ama edhe njw herw ia hodhi. Këndo e këndo me fjalë urrejtjeje për qeverinë e për shtetin e për Drejtësinë.

Ata të rinjtë e PD që kishte vënë përpara si copa drunjsh, ata ia shpifën më keq. Nisën të flasin edhe ata. Ngrihej njëri e thoshte “se edhe po burgosën Sali Berishën”, demokracinë nuk e mposhtin. Ngrihej tjetri e thoshte po kështu: “Edhe po e burgosën Sali Berishën…’. Iu duk se të gjithë ishin prokurorë ose gardianë, që kishin ardhur ta arrestonin. Si nuk i doli e keqja. Nisi ta bwjw syrin të  egër si një buall, derisa ua ndërpreu fjalën. Sado që i pëlqente të ishte viktimë para të rinjve, aq edhe i bëhej se të rinjtë ia kishin me hile.

Shpesh herë kalimtarëve frikacakë, edhe pylli ua ka pasur me hile.

Aty nga fillimet e epokës së ‘pushtetit popullor’, ndodhi njësoj si me Saliun që as pyllin e tij nuk e ka me vete. Pushteti  nisi të rekrutojë policë për rendin, dhe i quajti ‘policë lokaliteti’. Këta morën nga një pushkë, por shtëpitë i kishin larg, fshatrave nëpër pyje.

Njëri prej tyre, teksa kalonte  natën, iu bë sikur pas çdo gëmushe do të dilnin armiq të pushtetit popullor. Atëherë nisi këngën një këngë si vaj e si lutje:

‘Jam polic lokaliteti/ ma ka dhënë pushkën pushteti/ Nuk e kam asnjë lek me veti…/

Saliu ka kohë që po thotë netëve nëpër pyll: “Nuk e kam një lek për veti”, dhe i lutet pyllit “ Më gjej fakte se jam i korruptuar”

Next Post
Washington Post: Kuvendi i heq imunitetin Berishës. Akuzohet për korrupsion, ja sa vite burg rrezikon nëse shpallet fajtor!

'Është një pengmarrje...'/ Gazetari: Berisha e dinte çfarë do t’i ndodhte, e solli kastile opozitën në këtë pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com