• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

by E B
21/07/2026 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një banor të cilit iu prish ndërtimi pa leje në Theth vitin e kaluar, është një nga përfituesit e Paketës së Maleve. Me batuta e zhvilloi kryeministri Edi Rama bisedën më të, duke i thënë “koka bën, koka pëson”. Rama u tha banorëve të zonës se zhvillimi i pakontrolluar prish magjinë e Thethit, duke theksuar se ka ardhur koha për turizëm luksi. Zvicrën e vogël e keni këtu, u tha Rama banorëve.

Banori i Thethit: Jam një nga të dëmtuarit e korrikut të kaluar. Ju falënderoj për mundësinë që po na jepni në mënyrë të ligjshme. Nusen e kam nga Ukraina, jetoj në Angli. Kam vendosur që me këtë mundësi të vazhdoj përpara. Pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Jam optimist që të kthehem në vendin tim.

Rama: Thotë një shprehje: ‘Koka bën, koka pëson’. Duke të parë ty, them se koka e fortë bëhet edhe më e fortë kur e pëson. Do të të mbështesim me gjithë zemër që të bësh diçka fantastike. Më vjen keq, sepse në atë periudhë kam marrë plot mesazhe nga ata që u turrën të hidhnin llum e gurë këtu.

Çështja është shumë e thjeshtë. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone, sepse magjia e këtyre maleve dhe historia e tyre ju japin mundësinë ta nisni një sipërmarrje turistike sikur ta nisni një ndeshje me rezultatin 3 me 0. Por duhet të jeni shumë të vetëdijshëm: po u prish magjia, nuk do ta keni më këtë perspektivë. Magjinë e prish zhvillimi i pakontrolluar.

Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë dhe shëruar atë plagë në zemër të Thethit, që ua mori të gjithëve ju dhe fytyrës së Thethit, që është fytyra e maleve të Shqipërisë në sytë e gjithë botës, atëherë të jeni të sigurt se do të binte edhe numri i turistëve.

Duhet të jeni veç në sipërmarrjet tuaja, por bashkë në produkt. Produkti juaj nuk është vetëm kulla, por Thethi. Ju nuk shisni kullën, ju shisni Thethin. Duhet të jeni shumë solidarë.

Duhet të jeni si korsikanët. Në Corsica nuk ndërton dot ku të duash. Ata shesin Korsikën, jo thjesht hotelin e tyre. Po të jetë Korsika rrëmujë, nuk vjen njeri në hotel.

Synimi është të rriten të ardhurat. E keni nisur me një turizëm për bukën e gojës, keni mbërritur te një turizëm për mirëqenien e familjes. Tani duhet të kaloni te një turizëm që krijon pasuri. Zvicrën e vogël e keni këtu. Mundësinë për të zhvilluar turizëm luksi e keni këtu. Ato “plisa” që kthehen në vila e shtëpiza janë luks, janë eksperiencë; nuk është thjesht të futesh në një shtëpi dhe të flesh.

Next Post
Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

Turqia bllokon projektin 27 miliardë euro të NATO-s

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Kta ju shkatrruan ato qe ndertuat,tani duan tju fusin ne borxhe,pastaj u a marrini,i tille eshte k/hajduti e hajdutet e tije,mose i besoni,ju mashtron.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com