• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu po shfaqet dita ditës

by Pajtim Bello
30/09/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Nga foltorja në foltore Saliu komunikon sipas mënyrës tipike, përmes kodeve të tij. Është provuar se Saliu foltoren nuk e nisi për të hequr Lulzim Bashën apo për të shpëtuar PD. Largimin e Lulzim Bashës nga PD, Saliu e bën me një fishkëllimë apo me një xhest gishti prej strofullës së 7(shtatë) xhuxhave. Kjo në rastin më të mirë për Lulzimin sepse Saliu ka edhe metoda të tjera që i kemi parë të jenë përdorur. Imagjinoni një ditë kur në oborrin e PD të jenë mbledhur turmat e ithtarëve të Saliut dhe me britmat: “Luli ik!, Luli je i shitur!”…, t’ia ndërrojnë rrugën Lulit, ta detyrojnë të bëjnë mbrapa ktheu për në ndonjë kafene qyqarësh.

Ose ndodh që një mbrëmje në derën e shtëpisë së Lulit të shfaqen dy apo tre mesazherë, prej atij lloji që dërgohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda PD nëpër qarqe, ta përshëndesin dhe me delikatesë ti japin në dorë një zarf e ti thonë: “E ke prej doktorit!”. Brenda zarfit do të gjejë dy gisht letër me tekstin mbresëlënës të dorëheqjes nga kreu i PD dhe një biletë për në Amsterdam, vetëm shkuarje. Halli nuk është Lulzimi. Saliu kërkon t’iu kujtojë anëtarëve të PD, por jo vetëm se ai është në krye të partisë. Di gjithçka ka ndodhur. Si babë zemër gjerë e babaxhan ka bërë tolerime por tashmë ka ardhur koha që ta vejë gurin në vendin të vet! Dhe anëtarësisë i drejtohet me shprehjet që do t’ia kishte zili kushdo kalorës mesjetar, me siguri edhe vetë Don Kishoti i Mançes: “Përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timonin e PD, por edhe Sali Berisha ka përgjegjësi. Prandaj jam këtu për të kërkuar ndjesë!”.

Ndërkohë Saliu i dërgon një mesazh edhe hienave që i rrinë rrotull për të kafshuar prenë pas lufte. Me vendosmëri komuniste iu bën të qartë se Saliu nuk do ta lëshonte kurrë PD, në duart e askujt sepse ai nuk i beson as lëkurës së vet. Për të na provuar se është kështu prej Foltores nga Durrësi deklaroi: “Unë çdo gjë i thoja atij në zyrën time, dhe i kam të dokumentuara”. Duket që sistematikisht, në fshehtësi sipas zakonit të vjetër, Sali Berisha ka krijuar dosjen e komunikimit me mëkëmbësin e caktuar prej tij. E gjithë kjo për t’ia numëruar një ditë. Edhe hienat që i vijnë rrotull janë ish bashkpuntorë të tij dhe ai fare thjesht iu kujton se edhe për ata ka dosje në arkivin e vet; kështu që të mos ëndërojnë me sy hapur. Shprea e tyre është e vrarë.

Partia është e Saliut dhe ai do ta marrë atë me vehte kudo e kurdo. Mesazhi më i fortë shkon diku tjetër. Në telekronikat e foltoreve vërehet se kemi një paradë deputetësh të grupit Parlamentar prej ku Saliu është përjashtuar. Mesa duket në foltoren e fundit i vjen radha Lulzim Bashës nëse ky nuk do të ketë marrë udhën për Janinë, siç e këndon populli në këto raste!.. Ky mesazh shkon për ata të pabesë që merren me Lulzimin e pabesë. Shkon tek amerikanët, ku Luli na paskësh shitur Saliun. Saliu do të thotë se me atë janë anëtarësia dhe Grupi Parlamentar.

Askush të mos i përmënoje bajonetat me Saliun sepse do ti zërë sherri i madh. Por Saliut do ti ndodhë që një ditë në foltoren e fundit të ketë aq pak njerëz sa edhe ne foltoren e parë, apo edhe më pak, për më keq vetëm dy deputetë. Atëherë ai do të kuptojë se të pabesët janë shumë më shumë se sa i ka pas menduar. Në fund të fundit kjo është shkolla që iua ka mësuar vetë Saliu, i pabesi më i madh dhe ndaj të gjithëve. Në delirin e madhështisë do të gjejë edhe fundin e tij të merituar: i braktisur, i përbuzur dhe i mallkuar prej të vetëve!.. Kjo mynxyrë po afron dhe do ti trokasë në derë më shpejt nga se e mendon ai vet.

Next Post
51 operacione për të shpëtuar të miturin, babai e braktisi, nëna e vetme në spital: S’kam para të shpëtoj tim bir

51 operacione për të shpëtuar të miturin, babai e braktisi, nëna e vetme në spital: S'kam para të shpëtoj tim bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In