• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

51 operacione për të shpëtuar të miturin, babai e braktisi, nëna e vetme në spital: S’kam para të shpëtoj tim bir

by Java News
30/09/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një histori e dhimbshme që u trajtua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ajo e adoleshentit nga Mirdita, Alonson Rama, i cili jeton në Londër, aty ku i është nënshtruar 51 operacioneve të njëpasnjëshme. Kur nëna e tij Enkelejda Tarazhi ishte shtatzënë mjekët dalluan një anomali në javën e 12-të. Alonson u lind në vitin 2006 kur u diagnostikua me Gastroschisis, ku 31 cm e zorrës ishte funksionale, ndërsa pjesa tjetër e dalë jashtë organizmit e dëmtuar. Ai iu nënshtrua operacionit të parë 3 orë pasi kishte ardhur në jetë, operacion i cili fatkeqësisht nuk do të ishte i fundit për të. Gjatë rritjes, i mituri iu nënshtrua edhe 50 operacioneve të tjera. Vetëm kur ishte 11 muajsh, nëna do të mund ta merrte në krah të voglin, ndërsa deri në moshën 5-vjeçare Alonson merrte ushqimin përmes serumit.

Është e vështirë për nënën e tij të kërkoj ndihmë, por nga pamundësia ekonomike ajo nuk është më në gjendje të përballojë kostot e ndërhyrjeve të vazhdueshme. Prindërit u divorcuan 13 vite më parë, kur babai e braktisi djalin në moshën 2-vjeçare, por nëna nuk është dorëzuar asnjë moment dhe dhembjen për të birin e ka kthyer në forcë. Ajo u drejtohet me zemrën e një nëne kujdo që mundet të jetë me të në këto momente të vështira, pasi e ka të pamundur të përballojë kostot për të mbajtur në jetë Alonson, i cili aktualisht ndodhet në reanimacionin e Kings College Hospital, në jug të Londrës.

Për shkak të ekonomisë, për të lëvizur nga jugu në veri është e vështirë. Po aq e vështirë është të kërkoj ndihmë, por e kam të pamundur të përballoj kostot.Është një histori prej shumë vitesh, por ne e përjetojmë çdo ditë. Aktualisht Alonso ndodhet në spital dhe unë mora leje këtu për të bërë këtë apel për ndihmë. Kur linda nuk munda ta merrja djalin në krah, pasi na ndanë menjëherë që foshnja t’i nënshtrohej operacionit të parë, 3 orë pas lindjes. Ky operacion i parë nuk do të ishte i fundit për të. Unë ndjehem me fat që kam jetuar këtu në Londër dhe ju kërkoj ndjesë, që po bëj këtë apel për ndihmë, pasi e di që jeta është e vështirë, por e kam të pamundur.

Të shumtë kanë qenë qytetarët në Camberwell Green, zonën ku nënë e bir jetojnë prej 17 vitesh, të cilët u kanë dhënë mbështetje, por kalvari i vuajtjeve të këtij 15-vjeçari nuk ka të sosur. Vetëm në 20 ditët e fundit ai i është nënshtruar edhe 5 operacioneve të tjera. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa si rezultat i komplikacioneve të tjera ka humbur 8 gishtat e duarve. Një tjetër operacion e pret javën që vjen 15-vjeçarin që dergjet në shtratin e spitalit. Alonson e don jetën, ashtu si kushdo ia din vuajtjet, shpreson gjithashtu se një ditë, ai do mund jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij. I rrethuar nga lodrat, për 15 vite me dorën e fashuar nga serumet, ai është një Spilo në filmin ’Amico mio’ që u rrit spitaleve, në përpjekje për të parë një dritë në fund të tunelit. Me shpresën për t’i ardhur në ndihmë:

KONTRIBUONI NË ENKELEJDA TARAZHI, IBAN: GB71 ABBY 0901 2901 0952 83/m.j

Next Post
Kristaq Traja do t’i mungojë Tiranës, por Tirana nuk do t’i mungojë më Trajës

Kristaq Traja do t’i mungojë Tiranës, por Tirana nuk do t’i mungojë më Trajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In