• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu gaboi kur nuk fshehu trupat

by Frrok Çupi
20/11/2025 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Vija që ndau krimin e gjallë nga krimi i padukshëm, u vizatua aty nga pasditja e datës 21 Janar 2011. Më e holla ishte vija  në çastin kur foli ambasadori Arvizu, i Shteteve të Bashkuara. Ai deklaroi se ‘Sali Berisha u soll si burrë shteti’.

Sepse deri në atë moment, shtetit amerikan dhe përfaqësuesit Arvizu po u dilte zemra nga gjoksi nën ankthin se ‘mos vallë Berisha do të zhdukë krimin’. Krimin do ta zhdukte duke zhdukur trupat pa jetë të katër protestuesve që vrau qeveria në oborrin e saj. Në momentin kur tre kufomat dhe njëri i plagosur rëndë (Aleks Nika) u morën nga familjet e tyre, atëherë kryeministrin e lavdëroi ambasadori amerikan. Domethënë  shpëtoi e drejta, shpëtoi prova e vrasjes, shpëtoi vetë qytetërimi perëndimor që nuk lejon që qeveria të vrasë njerëz të paarmatosur, aq më tepër njerëz të lirë protestues.

Aty u ndanë dita me natën e krimit më të rëndë të botës në këtë shekull. Berisha e kishte provuar që i ka fshehur kufomat. Njerëzit nuk bëjnë pyetje pse nuk hapet çështje gjyqësore për Remzi Hoxhën, i vrarë dhe i zhdukur nga qeveria e Berishës. Po ta bënte këtë edhe me katër të vrarët në dyert e qeverisë, atëherë vepra kriminale do të kishte hyrë në natë dhe nuk do të zbulohej kurrë.

Vetëm kështu mund të shpëtonte Berisha dhe të tijtë nga një gjykim dhe dënim aq dinjitoz sa e meriton krimi më i madh i kontinentit në këtë shekull.

Ndryshe nuk ka asnjë gjasë që Berisha dhe të tijtë të dënohen rëndë sa e rëndë është vepra. Për 14 vjet radhas krimin e hodhën në ujë, e zbutën, e deformuan, e bënë pis…, por ja ku është. Krimi ka dëshmi në varre ku familjarët e të katërve kujdesen edhe që dikush të mos ua vjedhë natën. Tani edhe sikur njerëzit e Saliut të shkojnë në varre e të marrin eshtrat, është shumë vonë dhe pa vlerë. Përderisa nuk i zhdukën trupat që atë paradite, 21 janar.

Përpjekjet e juristëve të vegjël dhe apologjetëve më të vegjël se ‘të shikojmë a ka prova…, ku janë provat…, nga erdhi plumbi; këto të gjitha janë zero. Vogëlsirat do të pinin ujë nëse nuk do të kishte kufoma. Berisha dhe të tijtë janë gati të mohojnë vetë ekzistencën ku jetojnë të gjithë; por në këtë rast nuk mundi të mohojë krimin e tij. Pas kësaj ai nisi të pranojë se ‘ka kryer krim shtetëror’, se ‘ka pasur armë në dorë’, se të katërt janë vrarë me armët e shtetit. Vrasja ka ligjësitë e veta të drejtësisë hyjnore që e çojnë autorin në vendin e krimit dhe deri te varri.

Po të mos kishte trupa viktimash, atëherë këta mund të shërbenin krimin. Tanimë është e pamundur. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasbur, ka vendosur ta quajë vrasjen e të katërve një ‘krim shtetëror’, dhe ka urdhëruar gjykatat e Shqipërisë që ta gjykojnë si të tillë.

Nuk ka më nevojë për ‘prova’. Qeveria ka vrarë njerëz të pa armatosur, njerëz të lirë dhe protestues që janë vetë domosdoshmëria e sistemit të përbashkët të demokracisë. Hera e fundit që një qeveri ka kryer të tillë krimi, është hera e Kinës së Mao Ce Dunit dhe Khmerët e Kuq në Kamboxhia. Më e fundit fare ndodhi në Bangladesh, para disa muajsh, dhe për këtë kryeministre, Sheikh Hasina, këtë javë u dënua me vdekje. Ndërsa në kontinentin europian nuk ka ndodhur që nga Holokausti hitlerian. Studiues të krimit dhe të historisë, krimin e vrasjes nga qeveria e kanë konsideruar gjenocid, democide, vrasje politike dhe vrasje masive.

Të gjitha kualifikohen në vrasjen e 21 Janarit në Tiranë

Po ta lejonte krimin e Berishës të pandëshkuar, atëherë vetë qytetërimi perëndimor evropian do të zihej në kurth.

Next Post
Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë

Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In