• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar historinë tonë, përmes letërsisë

by A R
20/11/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa vende si Shqipëria, ku historiografia ka dështuar të jetë e drejtë me të shkuarën tonë. Më shumë sesa e padrejtë ka qenë e pafuqishme. Dhe ka një justifikim. Shqipëria ka aq shumë ngjyra në historinë e saj sa nuk mund të vizatohet nga historianët njëngjyrësh që kemi.
Nuk është faji i tyre, është pafuqia e tyre. Pas historianëve edhe publicistët mund të dështojnë për të përshkruar të tashmen që nesër do jetë histori. Dështojnë, pasi edhe ata kanë luksin të përzgjedhin faktet që duan, për të ilustruar ngjyrat që kanë në mendje për historinë. Dhe unë jam një pjestar i racës së tyre.

E vetmja që ka fuqinë e duhur të shpjegojë historinë është letërsia e madhe. Dhe kjo duhet theksuar. Letërsia e madhe, jo letërsia mediokre apo eksperimentuesit e letërsisë. Letërsia e madhe ka fuqinë të jetë e ndershme dhe e drejtë. Ajo nuk vihet në siklet nga faktet, por vetëm nga e vërteta që mbartet përmes  personazheve të mëdhenj që krijon. Dhe kur arrin t’i gdhendë ata, ajo ta përplas historinë me gjithë ngjyrat e saj në fytyrë.

Ani Wilms ia ka arritur kësaj. “Dielli në mërgim”, është letërsia më e mirë historike që një lexues shqiptar ka në duar pas Ismail Kadaresë. Është e mirë sepse autorja ka kaluar Rubikonin e talentit dhe nuk ia lejon vetes të jetë e padrejtë me historinë.

Si askund tjetër një lexues shqiptar mund të mësojë në mënyrën më të drejtë historinë tonë përmes historisë së hebrenjve tanë. Mund të mësojë gjithë ngjyrat që ka pasur idealizimi i keqkuptuar i nacionalistëve shqiptarë që në fakt ndjeheshin nacionalistë brenda pushtetit të një fuqie të huaj dhe komunistëve shqiptarë që ndjeheshin çlirimtarë po përmes ndihmës së një ideologjie të huaj. Të dy palët kishin argumentet e tyre dhe keqkuptimet e tyre. Keqkuptimi i nacionalistëve ishte se ata ishin etërit themelues të shtetit dhe duhet t’u besonim, ndërsa keqkuptimi i komunistëve ishte se ata po përballeshin me okupatorët dhe duhet t’i pranonim.

Vizatimi idilik I jetës politike kulturore dhe sociale të Vlorës, Durrësit apo Tiranës në vitet 40, përballja e shqiptarëve me antisemitizmin, dhe ngjyrat e pafundme përmes të cilës kaloi miti I mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët, që nga ai më I thjeshti deri tek ministrat është një histori që mund ta tregoj vetëm letërsia tani për tani. Më vonë ndoshta mund ta tregoj dhe historia.

Personazhi kryesor Jozefi, një i ri hebre që përballet me lavdinë e emrit të familjes dhe mbijetesën në një atdhe që e quan edhe të tij, lidhjet e tij me Aulonën që besonte te nacionalizmi antikomunist, me Zahon që ishte pjesë e administratës fashiste dhe u bë komunist i rëndësishëm, me Lazarin, kushëririn e Aulonës të kthyer nga Anglia si piktor, por që përfundon si zyrtar i misionit anglez gjatë luftës në përpjekje për të pajtuar partizanët me nacionalistët, adhurimi I tij për Aulonën, pastaj hebrejen mbijetuese Rita dhe përfundimi në mal me partizanët që i donte më pak se këdo tjetër, janë ngjyrat e vërteta të historisë sonë që historiografia na e ka imponuar si film bardh e zi.

Ani Wilms ia ka dalë të jetë e drejtë jo nga dëshira dhe as nga historia e familjes së saj. Ia ka dalë të jetë e drejtë sepse ka kaluar provën e të qenit shkrimtare dhe, duke hyrë në kështjellën e letërsisë, ajo e ka të ndaluar të jetë e padrejtë dhe e njënashme. Vetëm ata që e kalojnë këtë pikë, mbeten në letërsi. Të tjerët mbeten vetëm në librari.

Lexojeni librin e saj, një histori mahnitëse e komunitetit hebre në Shqipëri, e mbijetesës së tyre, dhe s’keni për të njohur aq shumë hebrenjtë sesa shqiptarët me gjithë drithërimat e tyre, me gjithë mizorinë dhe besnikërinë e tyre, me gjithë banalitetin e idealizmit të tyre dhe keqkuptimet me dreqërit e tyre.

Mero Baze: Ani Wilms, një shkrimtare që ka shpëtuar

Është një shteg i vështirë t’ia dalësh të ngjitesh në një majë nga ku mund të tregosh historinë e këtij vendi. Është një shteg ku kanë dështuar historianët që janë sjellë si shkrimtarë propagandistë dhe publicistët që sillen si shkrimtarë bestsellerë. Është një shteg që mund ta kalojnë pa u rrëzuar vetëm ata që janë shkrimtarë të vërtetë, të talentuar dhe të paprekshëm nga balta e kënetës ku jetojmë dhe ku shumica e atyre që vetëcaktohen shkrimtarë duan të pastrojnë historinë e tyre duke bërë pis historinë tonë.
Prej vitesh s’kam lexuar një letërsi kaq të mirë shqiptare për historinë tonë. Është një letërsi që duket se është formuar nën hijen e Kadaresë dhe pushtetit diktatorial që ai ka mbi brezin e ri të talentuar të shkrimtarëve. Ani Wilms nuk do na e zëvendësojë dot Kadarenë, por të jeni të sigurt që do të na e kujtojë atë sa herë ta shfletojmë.

Faleminderit Ani që prite gjatë ta shkruash këtë libër pa u ngutur nga datat e panaireve apo nevoja për publicitet. Gjërat që lindin ngadalë jetojnë shumë gjatë. Fluturat jetojnë vetëm 24 orë.

Next Post
Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë

Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë

Comments 1

  1. Sinja says:
    11 months ago

    Qënka si çupë Përmeti.
    Beqare është ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë te Ali Demi”, në kërkim dy persona

October 2, 2026
SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com