• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Saliu e votoi Gramozin, po ti?”. Batutat që u shkëmbyen jashtë kamerave në Kuvend

by A R
10/09/2017 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti ka nisur dje zyrtarisht legjislaturën e nëntë të tij. Deputetët që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit janë betuar dje në ceremoni zyrtare, duke marrë në këtë mënyrë detyrën për katër vitet e ardhshme.

Ajo që ra në sy gjatë seancës së djeshme ishin dy momentet e shtrëngimit të duarve, mes kryetari të PD-së, Lulzim Basha, fillimisht me Kryeministrin Rama, dhe më pas me Kryetarin e ri të Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Ishte Edi Rama ai që i zgjati dorën i pari Lulzim Bashës. Kryeministri, pasi votoi për Gramoz Ruçin, është afruar pranë vendit ku ishte ulur Lulzim Basha dhe i zgjati dorën, ndërkohë që kreu i PD-së ia këmbeu shtrëngimin e duarve. Në sallë u dëgjua teksa Rama e quajti Bashën “Kryetar”.

“Kryetari, mirë kryetar”, e përshëndeti Rama, Bashën gjatë shtrëngimit të duarve. Gramoz Ruçi ishte personi i dytë që i zgjati dorën Bashës, pasi u zgjodh si Kryetar i Parlamentit me 80 vota. Ruçi i zgjati dorën Bashës, ndërkohë që kreu i PD po fliste me deputetët e tjerë. Në momentin që pa Ruçin që i kishte zgjatur dorën, edhe kreu i PD e këmbeu shtrëngimin e duarve.

Më herët, Basha, në mënyrë demonstrative, mori fletën e votimit me emrin e Gramoz Ruçit dhe e votoi kundër në sy të deputetëve të PS, të cilët ishin pjesë e Sekretariatit të Votimit. Gjatë seancës së votimit, ra në sy ironia e Edi Ramës me Flamur Nokën, gjatë kohës që po votonte Sali Berisha.

“Saliu e votoi Gramozin, po ti”, iu drejtua Rama duke qeshur Flamur Nokës. Ndërkohë që Sali Berisha nga ana tij, ka tallur deputetin Anastas Angjeli. Gjatë momentit që Angjeli i dha fletën e votimit Berishës, ky i fundit iu drejtua: “Anastas, të premtoi se do te bënte ministër, por të bëri sekretar votimi”.

Ndërkohë që Angjeli iu përgjigj: Jo s’më ka premtuar ndonjëherë”. Por Berisha insistoi: “Të premtoi, mos thuaj s’më premtoi. Por bashkoi ministritë”. Por Angjeli ia ktheu, po me batutë: “Në qoftë se ka fol me Lulin po, me mua jo”. Gjatë seancës ra në sy fakti se deputeti Tom Doshi, për disa minuta, mbeti në këmbë, pasi iu drejtua vendit ku ulej gjithmonë në Kuvend, por ai ishte zënë nga ish-ministri Blendi Çuçi.

Më pas, Doshi bëri xhiron e sallës dhe u pozicionua në krah të deputetëve të PDIU-së, afër të cilëve ishte ulur dhe deputeti Saimir Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, gjatë seancës së paradites ishte ulur në fund të sallës, ndërkohë, pasi votoi, ra në sy për marrëdhëniet e ftohta me Ramën dhe Ruçin, pasi kaluan shumë afër dhe nuk këmbyen asnjë fjalë.

Lulzim Basha nga ana tjetër, nuk mbajti asnjë fjalë në Parlament. Ai, gjatë seancës së paradites kërkoi të fliste, por nuk iu dha fjala pasi në rregullore nuk lejoheshin diskutimit. Kur doli nga salla, Basha tha se kishte harruar procedurat, pasi kishte 6 vjet jashtë Parlamentit.

/panorama/
Next Post
Bombastike si Cheri

Bombastike si Cheri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com