• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Lungomare e Vlorës, ferr për qytetarët

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Aksionit Qytetar, Ervin Salianji denoncoi sot zvarritjen 3-vjeçare të punimeve të projektit të Lungomares në Vlorë gjë që sipas tij ka krijuar një situatë të papërballueshme për qytetarët e Vlorës por edhe për turizmin në jugun e vendit. Salianji tha se ky projekt i bërë sipas kapriços së kryeministrit ka krijuar një kosto shtesë për qytetarët, një trafik të papërballueshëm i cili u shtohet vështirësive të tjera në këtë sezon turistik.

“Ka 3 vite e gjysëm që projekti i Lungomares i nisur nga kryeministri, projekti imagjinar për lungomaren e Vlorës nuk po përfundon. Të vetmet pasoja që ka sjellë ky projekt është kjo Lungomare dhe ky trafik i papërballueshëm i cili u shtohet kostos së qytetarëve të cilët vijnë të bëjnë pushimet në bregun e Vlorës dhe më tej. Bizneset e shumta dhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre pranë Partisë Demokratike ku përveç mungesës së energjisë elektrike gjatë gjithë sezonit, përveç mungesës së ujit, u është shtuar edhe trafiku i papërballueshëm për shkak të kapriços personale të kryeministrit”, tha Salianji.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ketë një projekt të ri për këtë rrugë i cili do të zgjidhë shpejt problemin e trafikut. “Partia Demokratike garanton qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë që vijnë për pushime në këtë zonë të bukur turistike që do të bëjë një projekt të ri. Jo një projekt për kapriçot e kryeministrit të radhës por do të jetë një projekt i konsultuar me qytetarët, një projekt që do ti shërbejë qytetit, qytetarëve shqiptarë dhe një projekt do të zgjidhë njëherë e mirë problematikën e trafikut që qytetarët e ndjejnë në mënyrë të përditshme kur vijnë me pushime në qytetin e Vlorës, në Himarë apo në gjithë bregun e jugut”, u shpreh Salianji.

Next Post

Qipro, gjendet personi që mund të zbardhë vrasjen e biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com