• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji, “Babalja” i pagëlltitshëm!/ Kur Tahiri gjykohet nga ai që gjykata e ka nxjerrë mashtrues

by Java News
06/02/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ti dëgjon Salianjin të flasë dhe e bën këtë nga një ndjenjë sqimtare, në kokë formësohet një pikëpyetje e madhe: si mund të jetë pedagog universitar një person i tillë? Ç’lloj dije u përcjellë ai studentëve dhe ç’kënaqësi edhe kulturore marrin këta të fundit kur dëgjojnë pedagog Salianjin?

Si shumë në PD, ai është një katastrofë ligjërimore dhe një cekësi çmeritëse hem politike dhe hem kulturore.

Kur Salianji flet, pavarësisht se në ç’rrethana flet dhe për ç’farë flet, në fakt asgjë veç asaj të përditshmërisë së rëndomtë politike, ka zero shanse që prej tij të mbetet diçka ngacmuese, tërheqëse, mbamendëse, diçka për t’u cituar, perifrazuar. Edhe ai, si shumëkush në lidershipin e partisë ku bën pjesë, duket se janë dënuar apo vetëdënuar të mos thonë kurrë gjëra të mençura.

Pikëpyetja tjetër është e sferës politike, meqë kanë zgjedhur të lëvrojnë politikë e të aspirojnë pushtet: për çfarë cilësish të veçanta janë aty, në politikë, dhe për çfarë aftësish të veçanta duhet t’u japësh pushtet?

Ndër të tjera, Salianji është dhe “Babale”, një lloj xanxe që në fakt duhet të jetë një dënim publik për të, të mos i shqitet kurrë sa të jetë aktor politik.

Kjo në fakt është harruar; është harruar që ky personazh pa pikë simpatie, është sajues i një sage mashtruese përgjimi, me shënjestër vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. E kanë vërtetuar hetimet, e ka thënë gjykata, ndonëse ende s’ka verdikt të formës së prerë, por po pati do e kishte hak burgun, siç Saimir Tahiri, për të cilin doli së fundi me deklaratë, duke thënë se dënimi i tij qe vërtetues i akuzave të PD-së.

Po Babalja ç’është?

Edhe pa hetime të stërholluara, me logjikë të thjeshtë njerëzore, ai ishte ndër mashtrimet e sajimet më të trasha, dhe më të ndyra njëkohësisht. Ishte shprehi e një primitivizimi politik që PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm. Salianji, meqë jemi te ky, i ka rregullisht e marrëzisht të gjitha këto.

Por dallon se kohë më parë do gjurulldiste opinionin e median me një farë përgjimi të sajuar, krejt idiot, tipike në fakt për të, gjersa deri më tani nuk është parë të jetë i aftë për diç tjetër. Dhe, teksa sheh të flasë për Tahirin, një njeri që është dënuar e pret ta ketë të formës së prerë dënimin,për mashtrim, mbi drejtësinë që veproi mbi Tahirin endet ende një padrejtësia e madhe. /tesheshi.com/m.j

Next Post
“Më mirë të kishe thyer kokën”/ Meta tregon çfarë i tha Nano pas aksidentit: I merrja në 1 të natës me pizhame ministrat e PS kur s’bënin detyrat

Integrimi në BE/ Meta "merr" në dorë diplomacinë: Po punohet me qeverinë e re bullgare, uroj të kapërcehen problemet deri në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In