• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në BE/ Meta “merr” në dorë diplomacinë: Po punohet me qeverinë e re bullgare, uroj të kapërcehen problemet deri në qershor

by Java News
06/02/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi RTCG tha se shpreson që të kapërcehen problemet me Bullgarinë deri më qershor, në mënyrë që t’i hapet rrugë integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Duhet të bënim një progres më të shpejtë të procesit të integrimit europian. Urojmë që brenda këtyre gjashtë muajve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen negociatat! Po punojmë që të tejkalohet edhe pengesa e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë shumë se do të kapërcehet kjo pengesë! Unë besoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë çështje, përveç një pengese në marrëdhëniet bilaterale që ata po punojnë me qeverinë e re në Bullgari, dhe që unë shpresoj se do të kapërcehet deri në qershor!”, tha Meta.

I cili me sa duket ka vendosur te “marre” ne dore diplomacine shqiptare, nje oferte e pakerkuar kjo per te!

Kreu i shtetit theksoi se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një padrejtësi dhe diskriminim.

“Njëkohësisht dëshirojmë dhe kërkojmë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kjo është një padrejtësi dhe diskriminim!  Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe natyrisht urojmë që të gjithë të përparojnë në këtë proces! Ka disa çështje kyçe sikurse është dialogu Serbi-Kosovë, dhe dëshirojmë që sa më shpejt të ketë një përmbyllje të këtij dialogu, të suksesshme, me njohje reciproke nga të dyja vendet!

Së dyti, dialogu Kosovë-Serbi do të varet shumë, mendoj unë, prej vullnetit të Serbisë për të treguar përkushtim të sinqertë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, sepse nuk është çështja vetëm për të përfituar fonde nga Bashkimi Europian, por edhe për të demonstruar vlera europiane, jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhënie me fqinjët”, u shpreh presidenti./m.j

Next Post
VIDEO/ Shkatërrohet dita më e bukur për çiftin, dasmorët përleshen me karrige e grushte në mes të ceremonisë së dasmës

VIDEO/ Shkatërrohet dita më e bukur për çiftin, dasmorët përleshen me karrige e grushte në mes të ceremonisë së dasmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In