• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sali Berisha s’fiton dot në zgjedhje”, Fitim Zekthi: Shqiptarët nuk e duan më, betejën e ka vetëm me SPAK-un

by S T
29/11/2024 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Fitim Zekthi, deklaroi se Partia Demokratike sot është në një provë zjarri. Ai tha se Berisha ka kohë që thotë se e mund Ramën në zgjedhje dhe se kjo fjali do të shikohet nëse do rezultojë e vërtetë në zgjedhje. Sipas tij, Sali Berisha nuk e mund dot Ramën.

Për Zekthin, lëvizja e Sali Berishës nuk e mund dot qeverinë aktuale, pasi është jashtë kohës dhe flet me gjuhën e vjetër. Zekthi shtoi se lëvizja e Berishës nuk shikon nga vetja dhe fatkeqësisht është kundër SPAK.

“Në PD janë gëzuar më shumë për faktin që “ne e mundëm SPAK-un” dhe kjo krijon një lloj entuziazmi. Ka një lloj entuziazmi në Partinë Demokratike. Fatkeqësisht, PD e cilëson SPAK-un kundërshtar. Ky lirim i Berishës është procedurë rutinë e zakonshme e gjykatave tona. Sali Berisha vazhdon të ketë marrëdhënien që kishte me sistemin e drejtësisë. Berisha do të shkojë në gjyq sërish. Nuk ka ndryshuar asgjë në thelb. Heqja e masës ndaj Berishës krijon normalitet politik. Berisha thotë shpesh që do ta mundë Ramën. PD është në një provë zjarri. Sali Berisha të provojë atë që ka thënë, se ai e mund Ramën dhe të qeverisë Shqipërinë mirë. Por, mendoj se Berisha do dështojë. Berisha po udhëheq një lëvizje jashtë kohës, që do i bjerë murit me kokë.

Unë do doja të fitonte, por Sali Berisha nuk do fitojë dot. Problemi kryesor që ka Berisha është se nuk mund të ndërtojë dot një parti, që është kundër kohës e kundër historisë. Kjo është lëvizje që rri tek një gjuhë, që nuk pranohet nga populli shqiptar. Është lëvizje që nuk sheh nga vetja. E thotë të vërtetën për Ramën, por për veten nuk e thotë. PD e Berishës është ajo që ka humbur zgjedhjet dhe aq më tepër që ka izolim ndërkombëtar. Kjo parti duhet të përkrahë reformën në drejtësi, të reformohet e atëherë do mundë Ramën thellë. Pastaj duhet një koalicion i madh, që qeveria Rama të bjerë. Do doja që Berisha ta fuste PD-në në një kurs pro reformës në drejtësi. Nuk besoj se do ta bëjë, marrëdhënia e PD me SPAK do jetë përplasja e prandaj nuk fiton dot”, tha Zekthi në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24.

Më tej, analisti Zekthi shtoi se kryeministri Edi Rama ka interes politik që Berisha të jetë i lirë dhe të godasë SPAK-un.

“Edi Rama ka interes që SPAK të bëhet copë-copë, sepse rreziku kryesor për maxhorancën është SPAK-u. Rama nuk do që SPAK të hetojë njerëz shumë të lartë në pozita. Edi Rama nuk do që SPAK të prishë gjendjen e dikurshme. Rama do gjendjen që vjen në pushtet politikani A ose B. Edi Rama nuk do që Berisha të hetohet fare, pasi kështu fiton. Rama ka interes politik që Berisha të jetë i lirë dhe të godasë SPAK”, deklaroi Zekthi.

Next Post
Martini u godit me shpullë nga një person i rritur? Zv/drejtori i Policisë së Tiranës: Ja si qëndron e vërteta

Martini u godit me shpullë nga një person i rritur? Zv/drejtori i Policisë së Tiranës: Ja si qëndron e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In