• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sajmir Tahiri dhe skema logjike e realitetit të përmbysur

by
09/09/2015 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Lufta ndaj ministrit aktual të brendshëm ka qenë një ndër kauzat e para të opozitës së sotme, qëkurse pamë listën e ministrave që paraqiti Edi Rama në shtator të dy vjetëve më parë. Ka qenë më shumë një instikt politik dhe një merak i vjetër, i cili lidhej me personin e Sajmir Tahirit, por edhe me faktin se këtu duhej goditur. Një lëvizje taktike e diktuar nga aspekti delikat i postit të ministrit të brendshëm, bashkuar me alergjinë që shkaktonte personazhi konkret në sytë e Berishës, Nokës e të tjerëve.

Kalimi i javëve e rriti dozën e agresivitetit opozitar ndaj ministrit, sa më shumë që policia shqiptare bëhej gati të ndërmerrte operacionin e Lazaratit (debati për “mushkonjat” e drogës dhe aeroportet ishte në kulmin e tij). Më pas, kur RENEA pushtoi fshatin rebel të Jugut dhe kur prej andej nisën të evadohen qindra tonelata lëndë narkotike, armë dhe sende të tjera të ndaluara, agresiviteti i opozitës ndaj Tahirit arriti kulmin.

Megjithëse policia ju turr maleve të Veriut, gjithmonë në ndjekje të parcelave të kanabisit, duke lënë pas policë të plagosur e helikopterë të prishur, ministri i brendshëm sërish etiketohej si përdorues drogash, si miku i afërt i të gjithë të ligjve të imagjinueshëm, e si personi që përfaqësonte gjithçka diametralisht të kundërt, me postin që mbante.

Ky kontrast mes asaj që bënte dhe që ishte Sajmir Tahiri, dhe asaj që pretendonte opozita se ai përfaqësonte, përbën në fakt një rast politik, apo më mirë psiko-politik, që duhet analizuar. Nuk është hera e parë që e djathta përdor si mjet lufte ndaj një kundërshtari të caktuar, pikërisht të kundërtën e asaj që ky person është duke bërë.

Ka qenë një taktikë e vjetër e Berishës, një skemë logjike e tij e hershme, që të sulmojë pikërisht në pikën më të fortë, duke kërkuar efektin hutues që prodhon goditja e tij. Paradokset e tij kanë bërë të habiten shumë njerëz dhe ai e ka luajtur mjeshtërisht efektin surprizë që ato krijonin. Është një skemë logjike, ku realiteti i përmbysur përdoret si goditje me efekt.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Tahirin aktualisht. Megjithëse qeveria e para 2013 nuk u pa të shkulte një rrënjë të vetme kanabis, megjithëse policia italiane deklaronte në gusht të atij viti se prodhimi vjetor i drogës së Lazaratit kapte shifrën e 4.5 miliard eurove në tregjet e pakicës, është po kjo listë politikanësh, deri dje drejtues të vendit, që sulmojnë nga mëngjesi në darkë policinë, ndërkohë që ajo i ka mëngët e përveshura për të shkulur mijërat e rrënjëve të kanabisit.

Nuk ka dyshim se goditjet e përqëndruara kanë krijuar destabilizim tek ministri i brendshëm dhe institucioni që ai drejton. Por duket se efekti i anatemimit permanent të gjithçkaje, po kthehet gradualisht në një tezë të konsumuar politike.

Opozita ka nevojë për një projekt qeverisjeje, jo për improvizime mushkonjash të ngarkuara me drogë. Zgjedhjet e fundit dëshmuan se qëndrimet acide ndaj njëri apo tjetrit politikan të majtë, adoptimi i një opozite që bën zhurmë nga fillimi deri në fund, me kauzën e kanabisit në gojë, nuk janë një strategji fort e mençur për t’u rikthyer në pushtet.

Next Post

Rikthehet tradita e Pezës, tre ditë festë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In