Policia e SHtetit vijon me masat për parandalimin e aksidenteve. Në Tiranë u arrestua një person për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Personi i arestuar rezulton të ketë emër të njëjtë me një ministër të kabinetit, dhe pikërisht me minsitrin e brendshëm
Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Tahiri, 38 vjeç, banues në kryeqytet, por jo ministri i Brendshëm.
38-vjeçari në rrugën e “Elbasanit”, po drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”.
Ai madje ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, për testin e alkoolit./a.m.