• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sa përfitojnë/ Udhëzimi i ri, shpresë për njerëzit pa asnjë shtetësi që jetojnë në Amerikë

by Java News
28/08/2023 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi.

Karina Ambartsoumian-Clough që banon në Shtetet e Bashkuara, nuk është qytetare e asnjë shteti.

“Kam lindur në një shtet që nuk ekziston më,” thotë ajo.

Ajo është një nga rreth 218,000 persoma në Shtetet e Bashkuara, që nuk kanë shtetësi. Aktualisht, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po përcakton udhëzime të reja për të qartësuar se çfarë nënkupton të jesh “pa shtet”, për çështjet e emigracionit.

“Kanë bërë një hap të madh përpara, për të njohur njerëzit si ne në këtë vend,” thotë ajo.

Ambartsoumian-Clough ka lindur në Odesa në Ukrainë, në vitin 1988.

“Unë jam fëmijë i një martese të prindërve me dy etni të ndryshme; jam gjysmë armene dhe gjysmë ukrainase, dhe kjo prejardhje ishte problematike. Babai im vihej në shënjestër për shkak të prejardhjes së tij etnike, në Odesa, në Ukrainë. Nëna ime humbi një shtatzëni në qytetin e babait tim, sepse e rrahën në rrugë,” rrëfen ajo.

Familja e saj u largua për në Kanada. Më vonë, në vitin 1996, ata erdhën në Shtetet e Bashkuara, ku kërkesa e tyre për azil u refuzua. Tashmë, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë në vitin 1991, dhe Ukraina ishte shtet i pavarur.

“Shkuam tek Ambasada ukrainase për të marrë pasaporta dhe dokumente udhëtimi për t’u kthyer. Dhe, atëherë na thanë, ‘ne nuk ju njohim si shtetasit tanë.’

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që nuk kanë shtet, nuk kanë dokumente ligjore apo të identifikimit për të dëshmuar se kush janë dhe nga vijnë. Ndonëse disa, siç është rasti i Karinës, mund të kenë një çertifikatë të pavlefshme të lindjes…

“E vetmja gjë që kisha në atë kohë për të dëshmuar se kush jam, ishte një çertifikatë e skaduar e lindjes nga një shtet që më nuk ekziston. Çertifikata ime sovjetike e lindjes, me një kopje të përkthimit të noterizuar. Kjo ishte gjithçka që kisha.”

Të tjerët nuk kanë asgjë. Dhe për shkak të mungesës së dokumenteve, e kanë të vështirë të gjejnë punë apo qoftë edhe një shtëpi për të jetuar.

“Jetojnë pezull. Por fizikisht, brenda SHBA-ve, dhe nuk ka kuptim që ne të mos gjejmë një zgjidhje,” thotë zonja Margaret Stock, avokate emigracioni.

Sipas njoftimit, Departamenti për Siguri Kombëtare, premton se do të ofrojë shembuj rreth informatave dhe dëshmive që mund t’u tregohen zyrtarëve të emigracionit për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë shtet të sigurojnë dokumente, siç është karta e gjelbër amerikane.

“Me njerëzit që nuk kanë shtet, vazhdimisht hasim në probleme madhore, sepse ata thjesht nuk mund të dëshmojnë se përmbushin parimet për kartën e gjelbër ngase nuk mund të marrin dokumentet e nevojshme nga vendi i tyre,” thotë zonja Stock.

Por, njerëzit pa shtet nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë shtet se ku mund të kthehen.

Njëkohësisht, nuk ka ligj ndërkombëtar që i detyron njerëzit të kenë shtetësi në një vend të caktuar. Disa shtete ofrojnë shtetësinë nëse ke lindur aty. Disa shtete jo.

“Si përfundim, është shumë, shumë e mundur që njerëzit të mbesin pa shtet,” thotë zonja Stock.

Mbetet e paqartë nëse rregullat e reja amerikane do të lejojnë, që një pjesë e këtyre njerëzve të marrin dokumente identifikimi të lëshuara nga qeveria amerikane, apo autorizim për të punuar në këtë shtet.

Zonja Ambartsoumian-Clough shpreson që më në fund, udhëzimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të ndihmojë njerëzit e lënë pezull, si puna e saj./m.j

Next Post
VIDEO/ Luhatje e pazakontë e motit: Katër ditë pas vapës ekstreme, në Zvicër bie borë! Temperaturat ulen me 30 gradë

VIDEO/ Luhatje e pazakontë e motit: Katër ditë pas vapës ekstreme, në Zvicër bie borë! Temperaturat ulen me 30 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In