• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa kushton një takim i Ramës me emigrantët, Klosi tregon faturën e Athinës

by A R
18/05/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga çështjet e diskutuara pas takimit të kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë ishte fatura e organizimit të aktivitetit dhe pjesëmarrjes nga Shqipëria. Një një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi përgjigjet për të dyja. “Nuk ka asnjë shpenzim për këto takime, pasi janë takime të vullentit të lirë të qytetarëve. Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky është i vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër.”- tha zoti Klosi, pa përmendur shpenzimet për foninë, ndriçimin, skenën apo këngëtarët. Këta të fundit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS, megjithëse dy nga emrat më të njohur të muzikës moderne, janë ofruar pa shpërblim.

“Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Që të mos bëjmë lajm, se nuk kam informacion, mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS.”- tha zoti KLosi për RTSH. Ai u duk i pashqetësuar nga një padi që PD e Rithemelimit ka bërë në SPAK për burimin e shpenzimeve të takimeve të kryeministrit me emigrantët. Në lidhje me pjesëmarrjen e zyrtarëve, nëpunësve dhe të zgjedhurve nga Shqipëria, zoti Klosi mohoi të ketë patur një organizim me urdhër nga qeveria apo PS. Numri dy i PS tha se këto janë histori të sajuara nga opozita dhe mediat pranë saj, për shkak se ata vetë nuk mbledhin dot as 20 protestues, siç u tregua në Athinë. Nuk ka patur asnjë urdhër dhe pjesëmarrja nga Shqipëria nuk ishte e lartë. Më vjen habi që opozita mban këtë qendrim, por kështu tregon diferencën aq të madhe mes nesh si në Shqipëri, edhe në Greqi. Është kjo arsyeja që vazhdojnë të humbasin vota”-u shpreh zoti Klosi për RTSH.

PJESË NGA INTERVISTA ME SEKRETARIN  E PËRGJITHSHËM TË PS, BLENDI KLOSI

Elona Meço: Ju pohuat se jeni marrë me organizimin e takimit të kryeministrit në Athinë, por s’kam një gjë të qartë. Këto janë takime të kryeministrit apo të PS?

Blendi Klosi: Janë takime të shqiptarëve me kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën.

Elona Meço: PO pse përfshihet në këto takime PS?

Blendi Klosi: Nuk jemi përfshirë në kuptimin e strukturës së partisë, por PS përpiqet që mbështetësit tanë të jenë të pranishëm, pasi ne jemi forcë e organizuar edhe në Greqi, edhe në Itali, kemi struktura partie prej dekadash.

Elona Meço: Shpenzimet e këtyre takimeve i paguan PS apo qeveria?

Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shpenzim për këto takime, pasi janë takime të vullentit të lirë të qytetarëve. Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky ëhstë I vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër.

Elona Meço: Po këngëtarët që vijnë, vijnë falas?

Blendi Klosi: Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS.

Elona Meço: Po shpenzimet I paguajnë emigrantët atje?

Blendi Klosi: Çdo gjë ka lindur dhe është organizuar si vullnet I diasporës, si vullnet I shoqatave.

Elona Meço: Ju pyes edhe sepse është dorëzuar një padi ë SPAK për këtë çështje nga PD, që beson se ka abuzime të mëdha me fondet publike.

Blendi Klosi: PD ka të gjithë drejtën të bëjë opozitën, shumë mirë që e bën, por e përsëris. Shopreh habi sesi e atashon veten në kundërshtim me mitingjet e shqiptarëve qoftë në Athinë, Milano, Londër, Dyseldorf, pasi forca e atyre mitingjeve është shumë më shumë sesa olitika përçarëse e politikës shqiptare.

/a.r

Next Post
Rama kujton vitet 90 dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte të burgosurit politikë!

Rama kujton vitet 90 dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte të burgosurit politikë!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Fjalet e blendi kosit jane per tu besuar,kure flet blendi ka nji fjale e 100 rrena.Ne vende te karburantit qe i duhet avionit personal qe ka k/hajduti,kta duket se mbushin me shurre,qe fluturon avioni i tyre.Si ju del ktyre pa shpenzime gjithe ata mira njerz,qe cuan ne greqi vetem blendi kosi e edvini e dine.Sipas Kosit,zedhenesi i edvinit faturat i kane ZERO.Me vone munde dalin edhe kto fatura si puna e inceratove,e me shume.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In