• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

T’i vrasim heronjtë!

by Ben Andoni
19/04/2026 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Edhe pak ditë na ndajnë nga 5 Maji, caku ku kremtohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Shqipëri. Është bërë e zakonshme që palët politike të shkojnë të ndara për homazhe dhe kjo ditë i ndan edhe më shumë palët me njëra-tjetrën, në vend të bënte të kundërtën. Paçka se vinë nga e njëjta origjinë, kremtimi i ditës që harrohet fare në mbrëmjen e së njëjtës ditë, angazhon median dhe shumë personazhe në garë për të thënë të panjohurat dhe të nxjerrin në pah mllefin me koperturë patetizmi. Për fatin e keq, edhe pse PS-ja mbart dhe mundohet të promovojë (gjithnjë e më pak) trashëgiminë e Luftës dhe ata i tremben asaj dite për kushedi se çfarë arsye që nuk kuptohen. Mbase, e para, se aty afër do gjendet ndokush që do nxjerrë ndonjë imazh të Enver Hoxhës dhe e dyta, hija e heronjve. Kjo është më e arsyeshmja. Në ditët e fundit kemi rëndom përqeshje dhe pallavra për jetët e tyre, ashtu si relativizim të akteve heroike që kanë bërë në të gjallë. I vetmi ngushëllim mbetet se ky fenomen tashmë po pushton dhe vende të tjera, ku personazhe për hir të gjithologjisë nuk ndajnë respekt por tregojnë gjoja të kundërtat; më keq duke i harruar fare; apo duke mos ua respektuar trashëgiminë e tyre; ose më e ulëta fare: duke e quajtur aktin e tyre fare të lehtë dhe të rastësishëm! Për AMA-n nuk do ishte e vështirë për të përcjellë disa nga këto raste, por vetëdija e tillë është e huaj për institucionin. I tillë ishte rasti i pak ditëve më parë me Mujo Ulqinakun, i shpeshtë është rasti me Qemal Stafën, ku nuk veçohet më ideali i tij dhe përfshirja në kanalet komuniste apo koha kur ai kishte dhe shprehte respekt për figura si Lef Nosi, që do e pësonte nga shokët e tij.

Ajo që të dhemb në këtë kohë është fati i familjes së tyre dhe veçimi. Në fakt, kjo e fundit është një nga tragjeditë më të mëdha të heronjve tanë. Kalimi i kohëve na e ka skalitur kujtimin e tyre nga veprat skulpturike që kanë mbijetuar dhe nga pak foto. Por ndërsa në rastin e Qemal Stafës pati disi mundësi të zhvillohet sepse pati jetë aktive, për Mujon po humbasin për efekt të simbolikës, akti dhe përditmëria e tij para sublimitetit. Madje, këto, thonë pinjollët e tij,- humbën aq shumë peshë e rëndësi saqë tani është shumë e vështirë t’i gjurmosh edhe nga pikëpamja e dokumenteve. Nuk e pati më të lehtë, Safet Butka, profesori dhe nacionalisti shqiptar. I biri i patriotit Sali Butka, i cili organizoi demonstratat studentore në prill 1939 gjatë pushtimit italian dhe u internua në Ventotene do vrasë veten në vitin 1943. Përqeshja me vdekjen e tij është makabër. E, kur dëgjon se çfarë thonë për Mujon, historia e të cilit është e jashtëzakonshme në thjeshtësinë e vet, rrëngjethesh sepse është një nga ato pak rastet tona kombëtare, kur njeriu e gdhin ditën si një njeri i zakonshëm dhe e ngrys si hero në përjetësi. Në këtë rast, trandesh jo thjesht për injorancën por deri ku ka arritur sot përçudnimi i vlerave. Më shumë se gojëdhëna thuhet se: regjimi nuk do e shpallte hero, mirëpo ishte koha kur Tito kishte hedhur idenë ta shpallte ish-Jugosllavia hero, meqenëse Mujo ishte i lindur dhe rritur në Ulqin, asokohe pjesë e RFSJ. Autoritetet shqiptare e kapën situatën dhe e shpallën hero ngutazi në vitin 1969 (30 vite më vonë), madje pa bërë shumë kërkime që ta identifikonin se Mujo ishte Mujo Cakuli dhe jo Mujo Ulqinaku. Në Durrës, kujtojnë njerëzit e tij, ai njihej si Mujo Ulqinaku, ku mbiemri ishte më shumë formë identifikimi, se ndonjë gjë tjetër. Qemal Stafa i shpëtoi reprezaljeve sepse vdiq nga të parët komunistë dhe sot është më fatlumi (nëse mund të përdoret kjo fjalë), pasi trupi i tij është prehet në parcelën e nderit në Varrezat e Dëshmorëve. Por familja e tij do të kishte probleme prej dyshimeve se ai ishte tradhtuar, ndërkohë që regjimi burgosi ose pushkatoi shumë nga shokët e afërt të Qemal Stafës, si dhe njerëz që kishin lidhje miqësore me familjen e tij, duke krijuar një klimë frike. Kurse familja nuk e fshehu kurrë dyshimin dhe brengën e saj.

Në funeralin e Butkës, Dhimitër Fallo, gazetar, dikur edhe komunist i Grupit të Korçës, kurse më pas deri edhe eksponent i lartë i Ballit Kombëtar, do shprehej: “Një ngjarje fatkeqe ka shkaktuar mbledhjen tonë të sotme. Safet Butka s’është më… Safeti ynë i shtrenjtë pati një çast dobësimi, një çast tronditjeje fatale dhe i dha fund jetës me dorën e vet” (Polovina, 2018). Me t’u vendosur regjimi komunist, familja Butka, gra e fëmijë internohen në kampin me tela me gjemba të Krujës, të parin kamp internimi në Shqipëri që bashkë me atë të Beratit ishte vendbanimi i ri për familjet e “armiqve”. E shoqja e Butkës kishte në ngarkim vjehrrën dhe katër fëmijë të mitur. Po me katër fëmijë, mbijetoi edhe një heroinë tjetër. Ajo quhej Hava dhe ishte e veja fatkeqe e Mujos. Vitin (1969) që i shoqi do të kthehej tashmë edhe në simbol kombëtar, ajo ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare. Pati një jetë shumë të vështirë dhe bashkë me të 4 fëmijët jetoi tek vëllezërit derisa fëmijët i dolën në jetë dhe e morën me vete. “Për mua, ajo është heroina e vërtetë që nuk përmendet kurrë”, kujton Plator Ulqinaku, nipi që jeton tashmë në SHBA. Vetë Mujo ishte sa sublim për atë që bëri me vetëdije ashtu edhe tragjik, kur nuk ishte në jetë. “Ka gojëdhëna të shumta, por mendohet se Italianët e morën trupin duke menduar se ishte Italian për shkak të një uniformës. Disa ushtarë italiane thonë se e kanë njohur nga kohët e kursit dhe e kanë çuar trupin në Kishën Ortodokse aty pranë. Përndryshe, po ta gjenin ushtarët e tjerë mund ta kishin përdhosur trupin!”, kujton i nipi i tij.

Qemal Stafa, do të kujtonte vite më vonë me gjysmë zëri, një nga komunistët që ishte bashkë me të dhe shpëtoi, por që do persekutohej dhe ngrihej nga Enveri: Ai nuk mundi të ikte dot se ishte fizikisht i dobët!! Por historia e tradhtisë mbeti dhe ajo flitet edhe sot e kësaj dite me tragjizmin e shtëpisë së tij. Kurse mësuesi Butka që nuk “e deshi” asnjë nga politikanët e kohës do fliste hapur për moton e tij: “Nuk kemi dalë të vrasim shqiptarët. Të parin dhe të vetmin shqiptar që unë mund të vras, është vetja ime”. Atë bëri realisht. Propaganda ia shpërbleu duke sajuar se vrau veten në banjë, me cinizmin më të madh për një figurë të dlirë, pretendim që e hodhën poshtë vetë shokët e tij. Edhe e Mujos ishte gati një vetëvrasje: Ishte përballë të pamundshmes. Ashtu Si Qemal Stafa! Po ne sot në kohën e antiheronjve? Për t’u identifikuar jemi në garë se kush i vret më shumë e më hidhur heronjtë tanë! Kjo është motoja bajate e supermodernitetit shqiptar dhe ethet e identifikimit të hiçave. (Javanews)

 

Next Post
Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel kishte një ëndërr: Të bëhej ambasador i SHBA në Kosovën e pavarur

Eliot Engel kishte një ëndërr: Të bëhej ambasador i SHBA në Kosovën e pavarur

April 19, 2026
Sondazhi i ri, Trump arrin kuotën më të ulët në mandatin e dytë mes krizës së inflacionit dhe luftës me Iranin

Sondazhi i ri, Trump arrin kuotën më të ulët në mandatin e dytë mes krizës së inflacionit dhe luftës me Iranin

April 19, 2026
Fund epokës së kabllove në ajër, ja çfarë parashikon projektligji i ri për ndërtimet

Fund epokës së kabllove në ajër, ja çfarë parashikon projektligji i ri për ndërtimet

April 19, 2026
Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, sekretet e fshehura në “dhomën 10”

Tragjedia e shqiptares që shokoi Greqinë, sekretet e fshehura në “dhomën 10”

April 19, 2026
Trump tërheq zv.presidentin për arsye sigurie: JD Vance nuk do të kryesojë bisedimet në Islamabad

Trump tërheq zv.presidentin për arsye sigurie: JD Vance nuk do të kryesojë bisedimet në Islamabad

April 19, 2026
Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

Protestat e opozitës, analisti: Nuk sjellin rezultat politik, mungon reflektimi dhe alternativa

April 19, 2026
Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

T’i vrasim heronjtë!

April 19, 2026
Selin flet për herë të parë pas fitores së Big Brother VIP: Ja mesazhi që më preku!

Selin flet për herë të parë pas fitores së Big Brother VIP: Ja mesazhi që më preku!

April 19, 2026
“Larg një marrëveshjeje”, Irani nuk pranon dorëzimin e uraniumit të pasuruar

“Larg një marrëveshjeje”, Irani nuk pranon dorëzimin e uraniumit të pasuruar

April 19, 2026
Sistemi ‘bonus-malus’, ulet me 2.5% çmimi mesatar i sigurimit të makinës

Sistemi ‘bonus-malus’, ulet me 2.5% çmimi mesatar i sigurimit të makinës

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In