• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa i kushton IMAZHI Shqipërisë?

by Dritan Gremi
15/12/2021 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Një artikull i “Corriere Della Sera” më 18 tetor të këtij viti  theksonte qartë, se vlera e shtuar e “Brand-it” apo markës siç thuhet në shqip, llogaritej t’i sillte Italisë një shtesë të ardhurash prej 2 miliardë dollarësh.

“Këtë vit në fakt, vlera që buron nga imazhi dhe reputacioni i Italisë në botë është rritur shumë më shpejt se sa mesatarja e vendeve të G20”, thuhej në artikull.

Shkrimi, vinte në dukje se ky efekt për Italinë ishte i lidhur me tre faktorë kryesorë : Kryeministrin Draghi, Kampionatin Europian dhe medaljet e arit në Lojërat Olimpike.

Duke shkuar më tej, teksa citonte “Brand Finance” të themeluar nga David Haigh, artikulli nxirrte në pah faktin se “e gjithë kjo ka rritur në mënyrë progresive klimën e besimit, qoftë nga ana e sipërmarrësve ashtu dhe nga konsumatorët, duke prekur nivelin më të lartë që nga viti 2005”.

Mjafton kjo, për të kuptuar se “Brandi” apo emri i mirë siç mund ta përkufizojmë me fjalë të thjeshta, nuk është vetëm një çështje krenarie kombëtare apo një ego e brendshme që mund të të përkëdhelet në disa raste, por është në fund të ditës një ekonomi më e mirë.

Sipas Davd High themeluesi dhe drejtuesi i “Brand Finance” imazhi kombëtar i një vendi është i njohur tashmë për impaktin që ka në ekonomi. “Në një treg global është një nga asetet më të rëndësishme të çdo shteti për të inkurajuar hyrjen e investimeve në vend, për të shtuar vlerën tek eksportet apo për të tërhequr turistët”, shprehet ai.

Kaq mjafton për të kuptuar sa kushton imazhi.

Nëse i referohemi Shqipërisë është e qartë që edhe portreti i saj ka ndryshuar ndjeshëm. Nuk jemi më vendi i marxhinalizuar i Europës dhe pa më të voglin dyshim kemi një ndjesi tjetër tek të huajt që na vizitojnë.
Këtë më shumë se kudo e vëren në review-të që gjen online për Shqipërinë apo në perceptimin e atyre që vijnë për turizëm në Shqipëri. Çfarë e ka ndikuar këtë ndryshim? Gjithçka, sado e vogël që mund të duket, çdo fjalë apo gjest, çdo arritje apo hap që i jep zë veprave të mira.

Besoj që edhe ndihma e Shqipërisë ndaj Italisë me dërgimin e infermierëve në kushtet e mbingarkesës ndaj Covid. Jam I bindur që edhe ndihma e Shqipërisë ndaj Afganëve, që mbushi gazetat ndërkombëtare, po aq sa edhe zgjedhja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, apo fjalimi i  e Kryeministrit ndërsa mori çmimin nga politikania amerikane  Hillary Clinton.

Jam i bindur që edhe postimet e Dua Lipës në Shqipëri apo tingujt e Shkëlzen Dolit në filarmoninë e Vjenës janë një ndikim I rëndësishëm në imazhin tonë, ashtu sikurse ndeshjet e bukura të Kombëtares, apo edhe ata qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që me punën e tyre të ndershme, i bëjnë emër vetes në shtetet ku jetojnë.

Por pyetja ime është: A mjafton kjo? A mundemi ne, që peshën e rëndësishme të rritjes së imazhit t’ja lëmë rastësisë dhe  disa personave që kanë vullnetin, pasionin apo dëshirën individuale për të qenë të mirë ? A nuk është kjo koha (në fakt jemi vonë) për të parë veten në një tjetër dimension  e për të reaguar si një vend që nuk ofron vetem natyrën e bukur, por edhe strategjitë për ta vënë gjithçka në efiçencë . Do mjaftonte për këtë një agjenci, një zyrë a një drejtori që rritjen e imazhit të mos  e ketë shtojcë, por prioritet afatgjatë.

Teksa i kthehemi rankimit të Brand Finance, konstatojmë se Shqipëria nuk është në listën e 100 vendeve, ku çuditërisht karahas atyre të zhvilluara gjenden edhe shtete si Nigeria, Azerbajxhani, Nepali, Bolivia apo Afganistani, pavarësisht ulje-ngritjeve apo klasifikimit që marrin në listë.

Ende e kam të paqartë nëse kjo mospërfshirje e Shqipërisë lidhet me kritere përzgjedhjeje, lidhet klasifikimin në renditje, apo ndoshta me nevojën për të patur një regjistrim e për të qenë pjesë e kalsifikimit. Nuk dimë, nuk duam apo nuk e meritojmë?

Thjesht mendoj se ne nuk e njohim vlerën e imazhit.

Nuk dimë ndoshta edhe humbjet që marrim përditë pikërisht për këtë arsye. Ndërsa flasim për turizmin dhe e konsiderojmë Prioritet, ndërsa aeroporti i Kukësit dhe i Vlorës, apo edhe tuneli i Llogarasë janë miliona euro investime që synojnë t’i japin një tjetër dimension turizimit, Shqipëria, (të cilën vetëm pak ditë më parë blogu francez “Petit Futé” e cilësoi “Perla e Balllkanit”, vijon të kërkojë një vend të denjë,  mes Kroacisë, Greqisë dhe Malit të Zi, të cilët ndryshe nga ne nuk kanë thjesht një bregdet të bukur apo një peizazh piktoresk, por kanë një imazh të qëndrueshëm dhe një emër të mirë. Të ngresh Imazhin, kur ke përmbajtjen është më e lehtë nga sa duket nëse dëshira dhe vullneti nuk mungojnë.

 

Next Post
Hapet tregu i “Gabit” në Selitë / Veliaj: Kushte dinjitoze në hapësira të reja!

Hapet tregu i "Gabit" në Selitë / Veliaj: Kushte dinjitoze në hapësira të reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In