• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e mbajti SHBA-ja premtimin e 1.1 miliardë vaksinave për të gjithë botën deri më sot?!

by Java News
02/10/2021 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara janë vendi që udhëheq botën në dhurimin e vaksinave, me zotimin për të dhënë rreth 1.1 miliardë doza për të luftuar pandeminë e COVID-19ës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, deri më tani janë dërguar vetëm 15% e vaksinave të premtuara.

Për çdo vaksinë të bërë në Shtetet e Bashkuara, do të dërgohen jashtë vendit tre të tjera. Ky është premtimi që bëri Presidenti Joe Biden për të ndihmuar vaksinimin në mbarë botën.

“Shtetet e Bashkuara po blejnë gjysmë miliardi doza të tjera të (kompanisë) Pfizer për t’ia dhuruar vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën. Këto janë një gjysmë miliardi doza shtesë që do të dërgohen të gjitha deri në këtë kohë vitin e ardhshëm. Pra, totali i angazhimit tonë për vaksina të dhuruara arrin në mbi 1.1 miliardë“, tha Presidenti Biden.

Nga 1.1 miliardë doza që kanë premtuar Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit tha se janë dërguar rreth 172 milionë, ose rreth 15 për qind.

Shtëpia e Bardhë tha se 200 milionë doza të tjera do të nisen deri në fund të vitit 2021, dhe 800 milionë të tjerat do të dërgohen deri në shtator 2022.

“Premtimi për të furnizuar me vaksina botën është diçka e mrekullueshme. Do të ishte mirë ta shikojmë të zbatohet. Kështu që mendoj se kur flasim për qasjen dhe furnizimin e vaksinave, duhet të shikojmë pamjen e përgjithshme, se kush ka qasje realisht“, thotë Krishna Udayakumar, nga Qendra Shëndetësore “Duke” për Inovacionin Global.

Organizatat humanitare thonë se 80 përqind e dozave të administruara kanë shkuar në vendet e pasura dhe më pak se 1 përqind në vendet me të ardhura të ulëta.

Të dhënat nga kompania analitike Airfinity mbi rezervat e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Kinë – vendet sasinë më të madhe rezervë – tregojnë një tepricë prej 670 milionë dozash deri në fund të shtatorit, edhe pasi këto vende ofruan injeksione përforcuese për të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare.

“Tani kemi një situatë ku vendet e pasura kanë tre herë më shumë doza sesa kanë nevojë në të vërtetë. Dhe ekziston një rrezik real që së pari, po lihen jashtë shumë pjesë të botës. Dhe së dyti, ne mund të mos jemi në gjendje ta përdorim të gjithë sasinë. Tashmë po shohim që vendet e pasura humbasin në thelb miliona dhe miliona doza sepse skadojnë përpara se të mund të përdoren“, thotë Robbie Silverman, kompania “Oxfam America”.

Aktivistët thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin tashmë dërgesat e donacioneve dhe të bëjnë më shumë për të transferuar teknologjinë e vaksinave.

“Presidenti Biden mund të përdorë fuqitë e tij për të detyruar kompani si Pfizer dhe Moderna të ndajnë teknologjinë dhe njohuritë e tyre me platformat globale që janë krijuar për ta bërë këtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një qendër transferimi të teknologjisë mRNA në Afrikën e Jugut. Pfizer dhe Moderna nuk kanë marrë pjesë, nuk kanë ofruar teknologjinë e tyre në këto qendra“, thotë Kate Elder, Organizata “Mjekët pa Kufij”.

Të dhënat e kompanisë Airfinity tregojnë se prodhuesit e vaksinave prodhojnë 1.5 miliardë doza në muaj. Me më shumë se 6 miliardë doza të administruara tashmë globalisht, objektivi i OBSH-së për të marrë 5 miliardë dozat e mbetura që duhen për të vaksinuar popullsinë e botës mund të arrihet brenda disa muajsh, për aq kohë sa vendet e pasura liberalizojnë kontrollin e tyre mbi sistemin global të furnizimit. /VOA

Next Post
Pandemia/ Rënie e numrit të rasteve aktive me COVID në Shqipëri, njësoj si në muajin prill të 2020

Shqipëria regjistron 549 qytetarë pozitivë me Covid-19 dhe 4 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com