Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se Rusia ka pranuar që Kosova të prezantohet si shtet i barabartë në Mastersin e xhudos që do mbahet në St. Petersburg.
Ditë më parë Kuka kishte konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në këtë Masters për shkak se Rusia i kishte kërkuar të garojë nën flamurin e Federatës Botërore, gjë që është hedhur poshtë nga trajneri kosovar.
Rusia s’i lejon xhudistet si përfaqësuese të shtetit të Kosovës, Kuka refuzon kushtet e tyre.
Në Masters do të garojnë Nora Gjakova e Distria Krasniqi, transmeton Koha.net. Pjesëmarrjen në këtë garë të rëndësishme Kuka e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook. (b.an)










