• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!

by
05/09/2022 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka paralajmëruar se nuk do të rikthejë furnizimet me gaz në Evropë, derisa të hiqen sanksionet. Moska ka fajësuar shtetet e Perëndimit për vendimin që ka marrë që të mos rihapë gazsjellësin Rrjedha Veriore 1.

Ky gazsjellës fillimisht është ndalur për tri ditë, për shkak të, siç kanë thënë autoritetet ruse, punimeve për mirëmbajtje.

Kur është pyetur nëse furnizimet do të rikthehen nëse sanksionet hiqen, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka pohuar me siguri. Çmimet e gazit janë rritur sërish të hënën, për shkak të shqetësimeve në rritje për furnizime me energji.

Evropa është duke akuzuar Rusinë se po përdor gazin për shantazhim të shteteve evropiane, pas sanksioneve që i janë vënë Moskës për luftën e nisur në Ukrainë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë diçka të tillë. “Problemet në pompa janë nxitur nga sanksionet e vëna ndaj shtetit dhe kundër disa kompanive”, ka thënë të hënën Peskov. “Nuk ka arsye tjera që do të krijonin probleme me furnizim”.

Kompania shtetërore e energjisë në Rusi, Gazprom, ka thënë se një rrjedhje në turbinë në gazsjellësin, Rrjedha Veriore 1, është arsye e mbylljes së sistemit. Megjithatë, kjo përgjigje është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe kompania gjermane, Siemens, e cila mirëmban turbinën.

“Rrjedhje të tillë nuk ndikojnë zakonisht në funksionim të turbinës dhe mund të rregullohen”, ka thënë Siemens përmes një deklarate.

/e.d

Next Post
“Dialog politik”/ Presidenti Begaj mesazh deputetëve në nisje të sesionit të ri: Të mbështesim reformën në drejtësi, korrupsioni frenon…!

"Dialog politik"/ Presidenti Begaj mesazh deputetëve në nisje të sesionit të ri: Të mbështesim reformën në drejtësi, korrupsioni frenon...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com