• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

by A. Q
22/08/2026 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia nuk kursen më as civilët në Ukrainë, duke bombarduar gjerësisht dhe jashtë “etikës” ushtarake.

Ekipet e shpëtimit në Krivyi Rih të Ukrainës vijojnë kërkimet në rrënojat e një qendre tregtare, pas një sulmi të dyfishtë rus që të premten shkaktoi të paktën 16 viktima dhe plagosi më shumë se 130 persona.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, ku ndodhet qyteti dhe vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se mes të plagosurve janë edhe 22 fëmijë. Sipas tij, 29 persona ndodhen në gjendje të rëndë, përfshirë pesë fëmijë.

Në një përditësim të publikuar të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se nëntë persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre dy fëmijë. Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet nën rrënoja, me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si “absolutisht cinik dhe të neveritshëm”. Sipas tij, një dron i dytë rus goditi qendrën tregtare rreth 30 minuta pas sulmit të parë, duke ngritur dyshime se objektivi mund të ketë qenë edhe personeli i shpëtimit.

“Sulme të tilla nuk janë gjë tjetër veçse akte terroriste”, deklaroi Zelensky, ndërsa kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që Rusia të mbahet përgjegjëse dhe paralajmëroi se Ukraina do të përgjigjet.

Në një tjetër sulm të raportuar në rajonin jugor të Mykolaivit, të paktën katër persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë nga një sulm me dron rus. Një grua mbeti e plagosur, sipas mediave shtetërore ukrainase.

Next Post
Ish-kampioni i Botës në Boks vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë -

Ish-kampioni i Botës në Boks vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com