• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia kërcënon Finlandën dhe Norvegjinë me armë të reja

by Java News
27/12/2023 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia lëshon një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vendeve nordike. Ushtria e Vladimir Putin njoftoi se do të vendosë artilerinë e saj më të fundit vetëlëvizëse “2S35 Koalitsiya-SV”, shumë pranë kufijve me Norvegjinë dhe Finlandën. Këtë e konfirmoi drejtuesi i Rostec, grupit industrial të mbrojtjes së shtetit rus, duke i konsideruar armët “tepër të domosdoshme për rajonin”.

Armë të ngjashme, të parat të epokës Putin, janë vendosur në linjën e parë të luftës në Ukrainë që nga ky muaj. Sakaq në Krime, Rusia po bën një tërheqje të vogël.

Dy anije kanë lënë portin në gadishullin e aneksuar nga Moska, disa orë pas sulmit të Ukrainës që rezultoi me shkatërrimin e një anije lufte që përdorej si magazinë për karburant. Sipas mediave lokale, mjetet lundruese të larguara nga Krimea janë anije lufte të flotës ushtarake ruse në Detin e Zi. Përveç europës, Moska po kërcënon edhe shtete të Azisë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, paralajmëroi Korenë e Jugut që të mos surprizohet nëse Rusia vendos të reagojë në mënyrën e saj ndaj sanksioneve të vendosura. Seuli ndaloi tregtimin e mbi 600 llojeve të ndryshme të mallrave, të cilat mund të përdoreshin nga ushtria ruse. Kërcënoi edhe Japoninë në rast se dërgon sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

“Dëshirojmë të paralajmërojmë se nëse raketat e Japonisë bien në duart e ushtrisë së Ukrainës, veprime të tilla do të konsiderohen jashtëzakonisht armiqësore nga Federata e Rusisë. Kjo do të ketë pasoja tepër të rënda për Japoninë në marrëdhëniet bilaterale”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Rusia po shtyn përpara në Azi një fushatë me bashkëpunime ekonomike. Në orët e fundit është njoftuar që Moska do të eksportojë naftë drejt Kinës dhe Indisë. Gjithashtu me Indinë është nënshkruar dhe një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të armëve.

/f.s

Next Post
LISTA/ Disa prej pasurive që iu sekuestruan Jamarbër Malltezit

Vula e PD/ Reagon Malltezi: Dihet se kush e bën opozitën e se kush është i blerë nga Rama e Soros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In