• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia bën ndryshe: Liron mbi 100 huliganë para Botërorit

by Java News
14/06/2018 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 100 huliganë të rrezikshëm do të jenë në gjendje të ndjekin Botërorin pasi dënimet për sulme ndaj tifozëve kundërshtarë dhe trazirave në stadium iu kanë përfunduar.Mes tyre është edhe huligani më famëkeq, Artyom Koluzayev, 22 vjeç, i cili ishte pezulluar për t’u futur në stadium pasi i kishin konfiskuar më parë pajisje eksplozive dhe piroteknike.Nga 656 huliganë që ishin në listën e zezë ruse në maj, Koluzayev është një prej 104 vetave që tashmë do ta kenë të lejuar të jenë të pranishëm në ndeshjet e turneut që nis të enjten.

Mes ultrasve të tjerë të “liruar” janë edhe tifozë të Zenitit, Spartakut dhe Lokomotivës së Moskës, të gjithë të dënuar për sjellje të dhunshme dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është marrë personalisht me çështjen e huliganizmit, sidomos pas incidenteve mes tifozëve rusë dhe atyre anglezë në Marsejë gjatë Euro 2016, duke angazhuar edhe Kozakët për të ruajtur qetësinë në qytetet ku do të luhen ndeshjet e Botërorit.

Shumë prej tifozëve rusë që sulmuan anglezët janë të ndaluar të shkelin në stadiumet e Kupës së Botës, por frika më e madhe është për “ujqër të vetmuar” ose adoleshentë që shpresojnë të ngjisin shkallët e “karrierës” së tyre mes radhëve të huliganëve duke sulmuar tifozët e skuadrave kundërshtare.

Disa prej tyre kanë janë të lidhur edhe me grupe kriminale të mirëfillta dhe nuk ngurrojnë të pozojnë me armë në duar e madje t’i postojnë fotot në rrjetet sociale.

Dhjetëra mijëra tifozë pritet të mblidhen gjatë muajit të Botërorit në Rusi, mbi 10 000 anglezë, meksikanë e kolumbianë, ndërsa shumica janë paralajmëruar që të mos tërheqin vëmendje të tepruar ndaj vetes kur të jenë në rrugë.

Fatmirësisht për tifozët që duan thjesht të shohin futboll, 352 huliganë të tjerë, një pjesë e të cilëve përgjegjës për ngjarjen e vitit 2016, vazhdojnë të jenë të dënuar qoftë edhe për t’iu afruar stadiumeve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Gruaja që mund të sfidojë Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

FOTOT/ Gruaja që mund të sfidojë Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In