• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi, takime në Strasburg: Ejani në Shqipëri të verifikoni arriijet

by A R
25/10/2019 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, e cila u zhvillua në Strasbourg, më 24-25 tetor. Gjatë ditëve të Konferencës, Ruçi zhvilloi edhe disa takime  me drejtues të KiE-së dhe kryetarë të parlamenteve pjesëmarrëse.

Gjatë takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Maria Pejcinovic Buriç, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e uroi për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë dhe i garantoi mbështetjen e Shqipërisë në përmbushjen e misionit të saj.

Kryetari i Kuvendit Ruçi, nënvizoi se pavarësisht vendimit të Këshillit Europian, Shqipëria do të vazhdojë reformat integruese në të mirë të popullit dhe të vendit. Shqipëria ka vetëm një plan A për të ardhmen dhe destinacioni i saj i vetëm është BE. Reforma në drejtësi dhe vetting-u vazhdojnë të kryhen me sukses.

Thellësia e tyre më e madhe se parashikimi është arsyeja e vonesës së ngritjes së institucioneve të reja të sistemit. Këto institucione do të bëhen funksionale shumë shpejt dhe do të garantojnë një sistem drejtësie të ndershëm, profesional dhe me integritet.

Sekretarja e Përgjithshme Buriç e falenderoi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbështetjen e Shqipërisë për zgjedhjen e saj dhe kontributin për përmbushjen e misionit të KiE-së. Ajo nënvizoi se KiE do të vazhdojë e thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të mbështesë vendin në thellimin e reformave dhe konsolidimin e demokracisë.

Gjatë takimit me Liliane Maury Pasquier, Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kryetari i Kuvendit e informoi bashkëbiseduesen mbi ecurinë  e reformave në Shqipëri. Këto reforma  nuk kanë qëllim në vetvete integrimin, por mirëqenien e gjithanshme të qytetarëve shqiptarë.

Presidentja Liliane Maury Pasquier vlerësoi përparimin e gjithanshëm të Shqipërisë si një anëtare e denjë e Këshillit të Europës, sidomos reformën në drejtësi e vetting-un, në të cilat arritjet janë impresionuese, dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Presidentja Pasquier vlerësoi edhe kontributin e spikatur të delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Slovenisë, Dejan Židan, Kryetari Ruçi e falënderoi për mbështetjen e fuqishme e të vazhdueshme të Sllovenisë për hapjen e negociatave. Zidan e garantoi Kryetarin Ruçi se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm çeljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë si edhe do të mbështesë të gjitha hapat e integrimeve rajonale në shërbim të paqes e stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimit europian të rajonit.

Kryetari i Kuvendit, u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Danimarkës, Henrik Dam Kristensen. Kryetari i Kuvendit e informoi  homologun danez Kristensen mbi arritjet e Shqipërisë në avancimin e reformave integruese, të cilat janë investime për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ruçi sugjeroi që për t’u bindur se Shqipëria e meriton çeljen menjëherë të negociatave, parlamentarët dhe qeveritarët e vendeve me qëndrime skeptike nuk duhet të nisen nga paragjykime dhe qëndrime obstruksioniste, por duhet të vijnë të verifikojnë arritjet dhe të prekin nga afër realitetin shqiptar.

/a.r

Next Post
Arrestohet në Francë ish-polici, vrau të miturin nga Lezha brenda në makinë

Arrestohet në Francë ish-polici, vrau të miturin nga Lezha brenda në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In