• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi letër Ficos: Italia për shqiptarët do të jetë dritarja nga sheh qytetërimin perëndimor

by Java News
31/03/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka nisur sot një letër Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico lidhur me situatën e krijuar për shkak të shpërthimit të vurusit vdekjeprurës COVID-19.

Ruçi shprehet me leter se Italia ka qenë dhe do të jetë për shqiptarët dritarja nga sheh qytetërimin perëndimor, vendi ku jeton një popull punëtor, që është bërë shtëpia e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë, një vendburim i thesareve të panumërta kulturore dhe arritjeve shkencore të njerëzimit.

“Gjatë muajve të fundit po ndjekim me shqetësim përpjekjet e popullit italian, veçanërisht qytetarëve  të Lombardisë, të Këshillit të Ministrave dhe tuajat, për të përballuar pasojat e koronavirusit COVID-19, i cili në Italinë tonë fqinje dhe mike ka marrë mbi dhjetë mijë jetë njerëzish dhe ka infektuar dhjetra, mijra të tjerë, duke kërcënuar seriozisht të gjithë popullatën.

Siç jemi njohur të gjithë, përhapja e koronavirusit po arrin përmasa të rrezikshme  edhe në vende të tjera të Europës, në Shtetet e Bashkuara e më gjerë.

Vendi im, Shqipëria, është gjithashtu e prekur dhe seriozisht e rrezikuar nga COVID-19 dhe Qeveria ka marrë masa jashtëzakonisht të rrepta për parandalimin e përhapjes së tij.

Kuvendi i Shqipërisë dhe unë përsonalisht po ndjekim përditë përpjekjet e jashtëzakonshme të institucioneve dhe mjekëve italianë për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe parandaluar përhapjen e koronovirusit në rajonet e tjera të vendit dhe dëshirojmë  me gjithë shpirt që e keqja të ndalet sa më shpejt dhe populli i talentuar dhe shpirtmadh italian t’í kthehet jetës normale dhe gëzimeve të saj. COVID-19 po e bën të vuaj, por nuk do ta gjunjëzojë Italinë e bukur, nuk do ta  thyej Italinë e dashur për të gjithë njerëzimin.

Italia ka qenë dhe do të jetë për shqiptarët dritarja nga sheh qytetërimin perëndimor, ideali i një shteti demokratik, vendi ku jeton një popull punëtor, me shpirt artisti e bujar, që është bërë shtëpia e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë, një vendburim i thesareve të panumërta kulturore dhe arritjeve shkencore të njerëzimit. Prandaj vuajtjet e Italisë janë vuajtjet e qytetërimit bashkëkohor dhe të gjithë besojmë se ato do të marrin fund sa më shpejt.Të jeni të sigurt se Italia nuk është vetëm. Me të është gjithë njerëzimi.

Shqipëria, edhe pse është prekur edhe vetë nga pasojat e këtij virusi të rrezikshëm, megjithë mundësitë tona të kufizuara, ka dërguar në Lombardi një ekip mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre italianë në shpëtimin e jetëve njerëzore.

Edhe pse po jetojmë në një kohë jo normale, unë gjej rastin që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal të falenderoj Dhomën e Deputetëve dhe Ju personalisht për mbështetjen e fuqishme ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ky vendim është rezultat edhe i mbështetjes së vazhdueshme të Italisë, kësaj avokateje europianiste të Shqipërisë.

Italia, fqinja dhe mikja jonë e rrallë, do të dalë sa më shpejt nga kjo situatë dhe populli italian do t’i kthehet jetës normale, Kuvendi  dhe Dhoma e Deputetëve do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe vizita Juaj e pritshme në Tiranë do të realizohet shumë shpejt.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën drejtuar Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë Roberto Fico.

g.kosovari

Next Post
Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn afatin e punës

Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni Hetimor shtyn afatin e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com