• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrumbullaku takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, në fokus goditja e ‘baronëve’ të drogës dhe krimit

by Java News
17/10/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u prit në një takim shumë të rëndësishëm nga Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Ambasadori Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në fillim të takimit, Ambasadori Robinson u shpreh se ndihej i lumtur që priste një partner të besueshëm nga institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit, me të cilat kanë të njëjtat interesa dhe ndajnë të njëjtat qëllime, përfshirë këtu integrimin e Shqipërisë në BE.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi shprehu mirënjohjen për Ambasadorin Robinson, për mundësimin e këtij takimi, të cilin e konsideroi shenjë vlerësimi dhe respekti, e informoi atë për zhvillimet e viteve të fundit, rezultatet e reformave, si në drejtësi ashtu edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, siç është Policia e Shtetit, reforma të cilat janë mundësuar me mbështetjen e vyer të qeverisë së SHBA-së.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, të realizuara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e SPAK-ut dhe të Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, që kanë mundësuar goditjen e grupeve kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes se lëndëve narkotike, në mënyrë konsistente, me tolerancë zero ndaj çdo aktiviteti kriminal që zhvillohet, qoftë në Shqipëri apo jashtë kufijve të saj.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm e informoi Ambasadorin Robinson, se pas sulmit kibernetik të shtatorit të 2022, të gjitha sistemet e Policisë së Shtetit tashmë janë ringritur dhe operojnë me kapacitet të plotë.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës, përfshirë këtu pastrimin e radhëve të Policisë, nga oficerë të kompromentuar, përben një prioritet po aq të rëndësishëm. Këtu ai nënvizoi bashkëpunimin mjaft të mirë me SPAK-un, duke u shprehur se tashmë janë në hetim disa raste të korrupsionit, të cilat priten të finalizohen në një të ardhme të afërt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me ekspertet e DEA-s dhe të FBI-së, mbështetja e të cilëve ka mundësuar zbulimin e ngjarjeve të renda kriminale dhe goditjen e “baronëve” të drogës, të cilët operonin të paprekur në Shqipëri dhe jashtë saj gjatë 20 viteve të fundit.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm informoi për bashkëpunimin shume të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe CIA-s, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm.

Ndër të tjera, ai kërkoi mbështetjen e ICITAP-it, për të jetësuar qëllimet e Policisë së Shtetit për një integrim sa më të madh të oficereve femra të Policisë, në strukturat drejtuese të saj, duke nënvizuar se eksperienca amerikane në këtë drejtim është nga më të mirat.

Drejtori i Përgjithshëm e siguroi Ambasadorin Robinson, se Policia e Shtetit disponon të gjitha kapacitetet për të kontribuar ne operacione dhe hetime ndërkombëtare, duke ofruar garanci për një partneritet dhe besim reciprok.

Dëshmi e kësaj është fakti se Policia e Shtetit është pjesë e grupeve të përbashkëta hetimore me EUROPOL-in dhe me vendet anëtare të BE-së.

Dëshmi tjetër është situata e qetë e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror, kur Shqipërinë e vizituan mbi 8 milionë shtetas të huaj, për qëllime turistike.

Ambasadori Robinson, nga ana e tij, u shpreh shumë i kënaqur që gjatë takimit u ngritën çështje të cilat përbejnë prioritet edhe për Departamentin e Shtetit.

Për sa i përket trafikut të narkotikëve, ai nënvizoi thirrjen e Sekretarit të Shtetit Blinken, për krerët e shteteve, për t’i kushtuar vëmendje të veçantë trafikimit dhe shpërndarjes së drogave sintetike, të cilat janë kthyer në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetareve.

Ai u shpreh krenar për faktin që Shqipëria është pjesë e koalicionit global kundër drogave sintetike.

I informuar për rezultatet në luftën kundër korrupsionit, Ambasadori Robinson theksoi se kjo luftë është shpallur prioritet nga administrata e SHBA-së, si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të çdo vendi.

Për këtë ai kërkoi që Policia e Shtetit të punojë sa më ngushtë me SPAK-un, pasi ky i fundit ka nevojë për kapacitete që vetëm Policia e Shtetit i ka, duke përsëritur se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut është jetik.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Robinson u shpreh shumë i lumtur që promovimi i grave në polici përbën një qëllim dhe prioritet në vetvete për organizatën.

Ai e përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për përpjekjet e tij për ta bërë Policinë e Shtetit gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër, premtoi se Departamenti i Shtetit, INL dhe ICITAP do ta mbështetin pa kursim Policinë e Shtetit, për të bërë realitet këto prioritete shumë të rëndësishme.

Ndërkohë, ndau lajmin se një ekip nga Departamenti i Shtetit do të vizitojë shumë shpejt Policinë e Shtetit, për implementimin e një sistemi të avancuar për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe performancës së punonjësve të Policisë./m.j

Next Post
VIDEO/ Tensione në miqësoren Shqipëri-Bullgari, Asanit i vendosin duart në fyt

VIDEO/ Tensione në miqësoren Shqipëri-Bullgari, Asanit i vendosin duart në fyt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In