• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indrit Sefa: Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë!

by E B
07/05/2026 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sali Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë. Më shumë se 85% e tyre nuk angazhohen më dhe nuk do ta votojnë”, është analiza e Indrit Sefës, ish-sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhjet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Tema, ai flet për zgjedhjet në PD, ku sipas tij nuk ekziston asnjë element gare dhe po imponohet me dorë të fortë, në mënyrë thuajse diktatoriale, kandidatura e vetme e Sali Berishës. Sefa ndalet edhe te përvoja e tij në PD që në fillimet e kësaj force politike, kur, siç thotë ai, iu desh të pranonte se gara e vërtetë nuk ka qenë kurrë kulturë e kësaj partie. Duke komentuar përjashtimet nga gara dhe largimet nga partia me metoda që ai i cilëson diktatoriale, Sefa shprehet se Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por shumica e demokratëve janë tërhequr dhe e shohin me përbuzje atë që po ndodh sot në selinë blu.

Sipas tij, ata nuk janë larguar shpirtërisht nga PD, por presin shfaqjen e një figure tjetër që të përballet me Berishën dhe mënyrën e tij të drejtimit të partisë. Indrit Sefa deklaron se demokratët e distancuar nga PD janë mbi 85% dhe se një proces zgjedhor me kandidat të vetëm dhe me pjesëmarrje të ulët nuk mund të jetë legjitim.

Ai lidh përjashtimin e të gjithë sfidantëve të Berishës edhe me frikën nga bojkoti masiv që demokratët mund t’i bëjnë procesit të 23 majit. Sipas Sefës, largimi i kandidatëve nga gara synon edhe shmangien e pranisë së vëzhguesve të tyre në procesin e votimit, duke e lënë gjithë administrimin e zgjedhjeve nën kontroll të plotë të strukturave të Berishës. Kjo, sipas tij, hap rrugë për manipulime të mundshme me pjesëmarrjen dhe shifrat e anëtarësisë ditën e votimit.

Ish-sekretari demokrat sjell në vëmendje edhe paradoksin e një partie që, sipas tij, manipulon proceset brenda vetes, ndërsa kërkon të bindë shqiptarët se i janë vjedhur zgjedhjet nga kundërshtarët politikë.

“Nëse Partia Demokratike do të vazhdojë të ekzistojë”, thotë Indrit Sefa, “Berisha nuk do ta ketë të lehtë të qëndrojë gjatë në krye të saj, sepse demokratët nuk do të vazhdojnë të falin gabimet e panumërta dhe dramatike të tij”. Sefa thekson ndër të tjera se Berisha nuk u dha demokratëve mundësinë ta mbanin si lider shpirtëror, ashtu siç, sipas tij, duhej të kishte ndodhur.

Next Post
Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com