• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrumbullaku mbledh oficerët e policisë: Brenda pak ditësh ndryshon formula e emërimeve në strukturat drejtuese! Çdo punonjës që…!

by Java News
17/09/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka pritur në një takim prezantues oficerët ndërlidhës dhe përfaqësuesit e misioneve dhe programeve që asistojnë Policinë e Shtetit për përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Deklarata e plote

E ndjej detyrim institucional, por edhe personal, në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe sfidave që kam marrë përsipër në drejtimin e organizatës së Policisë, si dhe në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerët, që të zhvilloja këtë takim me ju, për t’ju njohur nga afër me prioritetet, vizionin dhe pritshmëritë që kam.

Gjatë takimeve prezantues që kam zhvilluar me strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, kam bërë të qartë për organizatën, qytetarët dhe partnerët se do të punoj fort për ta ndryshuar vizionin e organizatës që drejtoj, duke ridimensionuar imazhin e Policisë në komunitet, me qëllim që punonjësit e Policisë të jenë krahu i djathtë i qytetarëve. Kjo sepse jam i bindur, nisur edhe nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e strukturave policore, se pa besmin dhe mbështetjen e qytetarëve përmbushja e misionit tonë do jetë e cunguar.

Prioriteti im nuk është ndryshimi i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës dhe për të arritur këtë duhen domosdoshmërisht reforma ligjore, strukturore dhe arsimore.

Nevojitet analizimi i rasteve dhe nxjerrja e përgjegjësive të drejtuesve në të gjitha nivelet e strukturave ku punonjës policie janë të përfshirë drejtpërdrejt në paligjshmëri, veprimtari kriminale dhe favorizim.

Është i domosdoshëm krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme të strukturave që kam në varësi me terrenin dhe me problematikat që hasin qytetarët, për të eliminuar tërësisht kulturën e zyrës dhe të papërgjegjshmërisë së drejtuesve në të gjitha nivelet e drejtimit të organizatës. Besoj se vetëm kështu do të mund të fitojmë akoma më shumë besimin e qytetarëve dhe më tepër mbështetjen e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare, që janë shumë të çmuara për Policinë e Shtetit.

Synoj ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, si dhe krijimin e një strukture sa më efikase, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim.

Gjithashtu, dua t’ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t’i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet.

Transformimi i Akademisë së Sigurisë është një objektiv dhe kjo do arrihet duke marrë modelet më të mira europiane të mësimdhënies, me qëllim që efektivët e Patrullës së Përgjithshme dhe oficerët për Hetimin e Krimit, të cilët do të përgatiten në Akademinë e Sigurisë, të dalin prej andej sa më të aftë profesionalisht dhe të përshtatur me kulturën europiane dhe më gjerë të policimit në komunitet.

Kjo do të ndikojë në rritjen e besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët e me partnerët, si dhe në rritjen e rezultateve të punës në interes të rritjes së parametrave të sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për goditjen më me efikasitet të fenomeneve kriminale globale.

Konsideroj si një nga prioritetet kryesore intensifikimin e bashkëpunimit me partnerët, për goditjen e fenomeneve kriminale, realizimin e operacioneve të përbashkëta, si dhe për shkëmbimin e praktikave më të mira policore, në funksion të rritjes së sigurisë.

Misioni i Policisë së Shtetit, që nga krijimi i saj dhe çdo ditë e më intensivisht, ka ndërlidhur përmes urave të bashkëpunimit dhe miqësisë, shtete, organizata, grupe ekspertësh dhe efektivë, me qëllim përmbushjen e plotë të tij.

Në kontekstin global dhe kibernetik që fenomenet kriminale kanë marrë sot, secili prej jush dhe organizatat që ju përfaqësoni, janë  një mundësi më shumë që Policia e Shtetit shqiptar të realizojë më me efikasitet detyrat e saj funksionale në shërbim të sigurisë publike, jetës dhe pronës së qytetarëve.

Vlerësoj shumë kontributin tuaj të deritanishëm në forcimin e partneriteteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe për mbështetjen e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet që asistojnë sot Policinë e Shtetit.

Duke konsideruar si domosdoshmëri bashkëpunimin ndërshtetëror, pasi krimi i organizuar nuk njeh kufij, ngjyrë apo gjuhë, kam bindjen se është shumë i domosdoshëm thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe organizatave që ju përfaqësoni, duke eliminuar çdo barrierë, burokraci e keqkuptim dhe bashkërisht të vijojmë të punojmë për të luftuar më me efikasitet ato fenomene kriminale që sot janë kërcënim real për të gjitha vendet tona.

Ashtu siç kam kërkuar nga strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, për ndryshim të metodologjisë së punës, po kështu jam i vetëdijshëm për forcimin e bashkëpunimit me ju, me organizatat që ju përfaqësoni dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Ju shpreh vullnetin tim të palëkundur dhe të organizatës që unë drejtoj, se bashkëpunimi ndërmjet nesh do të jetë transparent dhe profesional, pasi besoj fort se çdo sukses arrihet kur ke një bashkëpunim të ndërtuar mbi baza besimi, profesionalizmi dhe korrektësie.

Kemi një mision të përbashkët, luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmin, si dhe për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët e vendeve tona, ndaj ju ftoj që bashkërisht të kontribuojmë akoma më shumë për ta përmbushur cilësisht këtë mision./m.j

Next Post
Qeveria e Kosovës merr vendim ekstrem. Ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore

Rreziku i luftës/ Albin Kurti për mediat kroate: Serbia po armatoset nga Rusia dhe Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

“The Albanian Files”, Berisha: Dosje e zezë për grabitjen e pronave në jug

July 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Korrik 2026

July 7, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In