Nga Güven Güneren*/
Rreth 500 milion qen gjenden në botë, nga të cilët rreth 80% janë të braktisur ose të padëshiruar. Në vendet në zhvillim, programet e kontrollit të qenve endacakë mund të jenë të pamëshirshme dhe të mbështetura në mënyrat e vrasjes mizore.
Problemet që shkaktohen nga qentë e braktisur në vendet e zhvilluara, ku sëmundjet si Tërbimi, Krimbat e zemrës, Salmonela, Leptospiroza, Leshmania, Lyme disease, Campylobacter infection, Giardia infection, Cryptosporidium infection, Roundëorms, Hookëorms dhe zgjebja mund të transmetohen nga qentë e rrugës tek njerëzit.
Qenve ju pëlqen të shqyejnë koshat e hapur të mbeturinave duke i shpërndarë ato në rrugë.Qentë e braktisur shumohen shumë shpejt dhe bëhen shkak për shtimin masiv të popullsisë së qenve që jetojnë në rrugë.Qentë e braktisur jetojnë në kope dhe shpesh herë agresohen me nëri tjetrin duke shkaktuar zhurmë të madhe dhe shqetësuese për banorët e komunitetit.
Një qen i lëshuar mund të jetë burim aksidenti nëse vrapon në rrugë dhe kjo mund ti shkaktojë dëmtime jo vetëm atij por edhe njerëzve të tjerë.Një qen i braktisur mund të gjejë për të ngrënë dicka në rrugë, e cila mund ta dëmtojë atë.
Qentë që jetojnë në rrugë bëhen shpesh herë shkas për kalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe vdekjeprurëse tek qentë shtëpiak gjatë kohës që këta të fundit dalin të shoqëruar nga pronarët/familjarët. Sëmundjet ngjitëse dhe vdekjeprurëse të qenve të rrugës transmetohen tek qentë shtëpiak apo macet apo në raste të caktuara edhe tek njerëzit nëpërmjet mbetjeve në rrugë, ushqimeve dhe plehrave të ndotura nga qen mbajtës dhe transmetues të këtyre sëmundjeve.
Jo të gjithë qentë janë miqësorë kundrejt njerëzve dhe mund ti kafshojnë ata nëse nuk janë nën kontrollin e duhur.Qenve ju pëlqen të shoqërohen në grup, gjë që mund të jetë jo vetëm frikësuese por që sjell edhe lindjen e këlyshëve të padëshiruar.
Shumë njerëz në shoqërinë Shqiptare i konsiderojnë qentë e braktisur si telash. Ata shprehen: “Qentë ndotin rrugët tona, janë të zhurmshëm dhe agresivë në mbrëmje kur bashkohen me qentë e tjerë”; “Ata i frikësojnë fëmijët tanë”; “Ata i kafshojnë njerëzit dhe shpërndajnë sëmundjen e tërbimit”; “Përse nuk i largoni prej këtej?”
Nga ana tjetër kafshëdashësit shprehen se: “Edhe qentë kanë të drejtën për të jetuar” “ Ne nuk jemi zotërit e kësaj bote prandaj edhe qentë kanë të drejta të barabarta për të jetuar në të”; “Si mund të flakësh tutje një mama me këlyshët e saj të vegjel? A nuk ju vjen keq?”
Të dyja palët kanë të drejtë në një farë mënyre. Ne nuk mund ti vrasim/largojmë qentë e braktisur nga një vend sepse ata janë qënie ashtu si edhe ne, të aftë të përjetojnë të gjitha emocionet, vuajtjet dhe prandaj edhe ata ashti si ne kanë të drejtë të jetojnë në këtë vend. Prandaj, për të zgjidhur problemin e terbimit dhe mbipopullimin e qenve të rrugës, ne duhet të gjejmë zgjidhje që janë etike dhe të ligjshme.
Zgjidhja nëpërmjet programit të sterilizimit dhe vaksinimit do të kënaqë të dyja palët si ata që i duan edhe ata që i urrejnë qentë. Sterilizimi në thelb ka të bëjë me sterilizimin e qenit femër dhe kastrimin e qenve meshkuj në mënyrë që ata të mos riprodhohen. Vaksinimi ka të bëjë me dhënien e dozës kundra tërbimit. Pas sterilizimit qentë nuk riprodhohen dhe në këtë mënyrë popullsia e tyre është e qëndrueshme. Pasi janë vaksinuar kunder tërbimit dhe sëmundjeve të tjëra ata nuk shfaqin ndonjë rrezik shëndetësor.
Vrasja apo largimi i qenve nga një zonë nuk është një zgjidhje ashtu si mund të mendohet normalisht. Duke qënë se qentë janë kafshë territoriale ata nuk lejojnë që qen të tjerë të futen në koloni. Nëse qentë largohen nga një zonë, qentë nga kolonitë përreth do të zënë vendin e tyre. Kështu që do të kthehemi përsëri në situatën e fillimit le të themi pas disa muajsh. Më tej këta qen të rinj do të jenë të pasterilizuar dhe të pavaksinuar gjë që vetëm do ta vështirësojë situatën.
Shqipërisë akoma i mungon një ligj për të Drejta e Kafshëve dhe si e tillë deri pak kohë më parë bashkitë kanë përdorur mënyra që për një vend që aspiron që të jetë anëtare e BE, mund të quhej në disa raste “Mizori ndaj kafshëve”. Edhe sot vazhdohet të vriten qentë e rrugëve me armë zjarri e kjo arrin në disa raste edhe në disa histori anektodike që pas një vrasje masive ekipi që gjuan qentë e rrugës duhet ta vërtetojë vrasjen duke sjelle veshin apo bishtin e qenve të vrarë… Edhe pse kjo në vetvete konsiston në një ngjarje të rëndë mizore, përsëri mbetet të vërtetohet pasi kjo do të ishte krejtësisht e papranueshme për një vend që kërkon statusin e vendit kandidat për në BE dhe që akoma nuk ka krijuar një legjislacion dhe një praktikë që ka të bëjë me trajtimin e kafshëve endacake sipas standarteve europiane.
Një problem serioz dhe shumë i rëndësishëm në Shqipëri është edhe trajtimi i kafshëve në përgjithësi dhe qenëve në vecanti. Numri i qenve të rracave të forta si Pitbull, Doberman, etc është shtuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Por ky shtim nuk është shoqëruar me fushata ndërgjegjësimi për pronarët e tyre dhe për trajtimin e tyre në komunitet. Ata qarkullojnë dhe ecin rrugëve tq qyteteve tona pa maska dhe shpesh herë edhe pa litarë dhe kështu përbëjnë kërcënim për komunitetin. Ngjarja më e fundit e lajmëruar nga mediat disa ditë më parë ku një qytetar vrau një pitbull pas një sulmi që ky i fundit i palidhur dhe pa maskë i bëri një gruaje apo fëmije, dhe vrasja e qenit ne fund me armë zjarri janë një sinjal alarmi për komunitetin në përgjithësi. Jo vetëm këto rraca qensh duhet të mbahen sa më me kujdes dhe të trajtohen me kujdes në mënyrë që të mos kërcënojnë komunitetin por në të njëjtën kohë duhet ndërgjegjësuar komuniteti që vrasja e qenvë është po aq e rëndë sa vrasja e një njeriu.
Gjithashtu shteti duhet të sigurojë strehimore për qentë dhe duhet të ngrihet një linjë e gjelbër për të pritur telefonata nga komuniteti në rast se qentë e rrugës përbëjnë problem për komunitetin dhe enden rrugëve pa kontroll si dhe në rastet kur qentë me pronarë janë pa maska dhe të palidhur dhe jo nën kontrollin e rreptë të pronarëve të tyre. Duhet të ketë penalitete për pronarët të cilët shkaktojnë dëme në komunitet duke mos u përkujdesur për kafshët e tyre dhe duke cënuar jetën e të tjerëve njerëz apo kafshë shtëpiake apo të rrugës.
Ka shtete në përëndim që e kanë të ndaluar me ligj mbajtjen e qenve të rracave Pitbull, Pitull-Terrier, Dogo Argentino, Janapenese Tosa, etc si psh. Britania e Madhe, Zvicra etj…pasi këto lloj rracash mund të jenë problematike dhe kërkojnë më tepër kujdes në rritjen dhe trajtimin e tyre. Po gjithësesi qeni në sjelljen e tij\ saj reflekton kujdesin dhe trajtimn e të zotit. Ka edhe shume pitbull, doberman etc të cilët duke qenë se trajtohen me kujdes nga pronarë të përgjgjshëm që në fëmijëri nuk përbëjnë kërcënim në komunitet vetëm nëse do të provokohen por gjithënjë duhet të jenë me maska dhe të lidhur e nën kujdesin maksimal të pronarëve.
E nëse kjo është e vërtetë kjo bën që të bien këmbanat për një reforme të menjëhershme në këtë fushë përpara se agjensi të njohura ndërkombëtare si International Animal Rights Groups apo Green Peace të merren me këtë cështje që do të thoshte një reklamë dhe imazh negativ për Shqipërinë.
Shqipëria po përballon problemin e kafshëve të rrugës nëpërmjet dy cështjeve kryesore: e para është gjëndja aktuale e popullsisë së qenve dhe tjetra përfaqëson një rrezik më të madh, popullsinë e qenve të braktisur. Një rritje eksonenciale në numrin e familjeve që mbajnë kafshë shtëpiake mund të përfundojë në një mënyrë tragjike për shkak të ndërgjegjësimit të pamjaftueshëm për te drejtat e kafshëve dhe kujdesin ndaj tyre në Shqipëri.
Edukimi dhe fushatat janë thelbësore për të rritur ndërgjegjësimin publik ndaj këtyre cështjeve. Tani është koha që shoqëria civile dhe organizatat të jenë më pro aktive të përfshira në ndërgjegjësimin e popullsisë për kujdesin ndaj kafshëve.
Si përfundim, thënia e Mahatma Gandhi se “Madhështia e një kombi dhe progresi i tij shoqëror varen nga mënyra se si ai komb i trajton kafshët” qëndron më mirë se kurrë për Shqipërinë aktualisht.
*Drejtor Ekzekutiv, Spitali Nderkombetar Veterinar i Tiranes, SAUK