• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e Kombit, në shkurt nis pagesa 5 euro

by Java News
01/12/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda 65 ditëve Ministria e Transportit dhe kompania fituese e tenderit koncesionar për Rrugën e Kombit duhet të lidhin marrëveshjen, e cila do t’i hapë rrugë vendosjes së pagesës prej rreth 5 euro në këtë arterie shumë të rëndësishme të vendit.

Afati për hyrjen në fuqi të pagesës për çdo mjet që kalon në këtë rrugë është mesi i muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar buletinin, ku Ministria i ka kërkuar firmës fituese të shpallur nga Komisioni i Prokurimit Publik, “Catalyst” që brenda 7 ditëve të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit, ose në të kundërt, brenda 30 ditëve të paguajë tarifën prej 20,000 euro., raporton Gazeta Shqiptare.

NJOFTIMI

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi dje koncesionin për Rrugën e Kombit, ku makinat e vogla do të tariforen me 5 euro. Në një njoftonim të publikuar në buletinin e radhës, APP i kërkon konsorciumit “Catalyst” që brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohet marrëveshja e koncesionit, çka për qytetarët do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë. Sipas njoftimit, “Catalyst” brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit. Nëse “Catalyst” refuzon koncesionin brenda 30 ditëve nga data e djeshme, duhet të paguajë tarifën 20,000 euro.

Më 30 maj 2016, Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transportit hapi ofertat për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Ofertuesit ishin “Catalyst” në pjesë të së cilës ishin kompanitë shqiptare, “Salillari” e “Kastrati” dhe kompania turke “Vendeka”. Më 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin vendeta dhe të parakualifikojë “Catalyst” si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Duke ju referuar kësaj procedure, Ministria e Transportit njoftoi konsorciumin “Catalyst” se oferta në lidhje me koncesionin e Rrugës së Kombit është pranuar.

Pasi të saktësohen të gjitha këto detaje, palët do të vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, e cila i kalon koncesionin 35-vjeçar për mirëmbajtjen e rrugës, konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”. Tenderi për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes për rrugën Durrës-Kukës u zhvillua në verën e këtij viti. Fillimisht, Ministria e Transporteve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por ky vendim u përmbys nga Komisioni i Prokurimeve, i cili shpall fitues bashkimin e shoqërive shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari”./a.k

Next Post
New York Times: Ti je gënjeshtar President Donald Trump

Letra kërcënuese në xhamitë në SHBA: Donald Trump do t'u bëjë muslimanëve atë që Hitleri i bëri çifutëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua të hyj në debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua të hyj në debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In