• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e gjatë e realizimit të suksesshëm të avionit “C919”

by Java News
05/10/2022 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një fushë të hapur jashtë Qendrës së Prodhimit të Avionëve të Shangait pranë Korporatës së Avionëve Komercialë të Kinës (COMAC) gjenden të parkuar prej mbi 30 vjetësh dy avionë, një i tipit “Y-10” dhe tjetri “MD-82”. Edhe pse nuk mund të fluturojnë dot më, ata kanë një domethënie të madhe për sektorin e aviacionit të Kinës dhe kanë dëshmuar zhvillimin e avionit të tipit “C919”.

“C919” është avioni i parë i udhëtarëve i krijuar nga Kina dhe përbën një gur kilometrik në përpjekjet e Kinës për projektimin dhe prodhimin brenda vendit të avionëve civilë.

“C919”, që synon të konkurrojë me avionët e udhëtarëve me rreze të mesme fluturimi, si “Airbus A320” dhe “Boeing 737 MAX”, mori certifikatën e besueshmërisë nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës (CAAC) të enjten e kaluar.

Prodhimi i një avioni të madh është një proces i gjatë. Krijimi i avionit “C919” ka pasur luhatje gjatë përpjekjeve 50-vjeçare.

Avioni i prodhimit kinez “Y-10”, me një trup të vogël dhe me katër motorë, e bëri fluturimin e parë më 26 shtator 1980. Më pas, ai kreu shumë fluturime eksperimentale komerciale në mbarë Kinën. Mirëpo, në vitin 1982 funksionimi i tij u ndërpre, pasi kapaciteti prodhues i Kinës në atë kohë nuk mund të mbështeste një projekt kaq të madh.

Disa vjet më pas, Kompania Industriale e Aviacionit e Shangait, në bashkëpunim me kompaninë amerikane “McDonnell Douglas”, zhvilloi me sukses avionin “MD-82”, që e bëri fluturimin përurues në korrik 1987.

Në vitin 1995, të palët filluan bashkëpunimin për montimin e avionit “MD-90”, por “McDonnell Douglas” u bashkua me një kompani tjetër në dhjetor 1996 dhe bashkëpunimi me palën kineze ndaloi.

Kina në atë kohë filloi bashkëpunimin me vende të tjera mbi avionin civil, si ai i tipit “AE-100” me Francën dhe Italinë, por këto projekte nuk përfunduan mbarë.

“Arritëm në përfundimin që teknologjia thelbësore për avionin e madh nuk blihet me para dhe as nuk mund të shkëmbehet dot me tregun e brendshëm,” thotë Zhang Yanzhong, një këshilltar për projektin “C919”.

Me publikimin e Programit Kombëtar për Zhvillimin Tekniko-Shkencor Afatmesëm dhe Afatgjatë nga qeveria kineze në vitin 2006, u shpall për herë të parë prodhimi i avionit të madh vendas e, qysh nga ajo kohë, ky proces është futur në një rrugë të shpejtë zhvillimi.

Në fillim nuk kishte mjaft besim, por me përvojën e mbledhur, Kina mori vendim që të prodhonte një avion rajonal, i cili mund të shërbente si “akullthyes” për procesin e mëvonshëm. Kështu filloi procesi i krijimit të “ARJ21”, një avion rajonal me 78-90 vende i prodhuar nga COMAC.

Më 21 dhjetor 2007, avioni i parë “ARJ21” doli nga linja e prodhimit. Në gjashtë vjetët më pas, ai bëri mbi 5 mijë orë fluturime dhe 300 misione eksperimentale.

Në vitin 2007 u miratua edhe projekti për krijimin e avionit “C919”.

“C919”, me trup të ngushtë, është avioni i parë kinez i prodhuar me standardet ndërkombëtare të besueshmërisë dhe me të drejta të pavarura të pronësisë intelektuale.

Gjerësia e krahëve të “C919-s” është pothuajse 36 metra dhe gjatësia e trupit është afro 39 metra, ndërsa lartësia rreth 12 metra. Ai mund të mbajë 192 udhëtarë për një gjatësi fluturimi deri në 5 555 km.

Next Post
Jose Mourinho pranë rekordit në Europë në ndeshjen kundër Betis

Jose Mourinho pranë rekordit në Europë në ndeshjen kundër Betis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In