• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrufe mbi Republikën e Hashashit

by Java News
20/07/2015 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erjon Çiku

Në qershor të vitit të kaluar, Policia e Shtetit do të ndërmerrte një aksion të rëndësishëm dhe të munguar prej vitesh në Shqipëri. Me ndërhyrjen në fshatin rebel të Lazaratit, fama e të cilit për kultivimin e lëndëve narkotike kishte kaluar skajet e Shqipërisë, zyrtarisht strukturat e rendit do t’i shpallnin “luftë” çdo lloj forme të mbjelljes dhe trafikimit të drogës.

Dhe aq sa kishte famën e tij për kultivim të lëndëve narkotike, po me aq forcë u përhap edhe lajmi i asgjësimit të fshatit famëkeq dhe rikthimit të tij në normalitet.

Pas ndërhyrjes në Lazarat, radhën do ta kishte Dukagjini, i cili në malësitë e tij, fshihte qindra mijëra bimë narkotike. Në fakt operacioni i policisë në Malësinë e Dukagjinit, do të zbulonte një strehë të hedhtur kriminale prej vitesh, që do të kulmonte me sulmin me armë ndaj helikopterëve të policisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm pak ditë pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Por, edhe pas këtyre ndërhyrjeve, do të ishte vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe përfaqësues të tjerë të Polcisë së Shtetit që do të theksonin se lufta me kriminalitetin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, nuk ishte mbyllur, madje sapo kishte nisur.

Lazarati dhe më pas Dukagjini duket se kanë qenë goditja në plagën më të rëndë dhe më të dukshme të një realiteti të hidhur në Shqipëri që të gjithë e njihnin dhe kishin dëgjuar për të, por askush nuk reagonte.
Dhe për të larguar një “kancer” dhjetëra vjeçar në vendin tonë, duhet të eleminohen edhe vatrat në të cilat kjo sëmundje është përhapur. Në këtë drejtim flasin shifrat, ku në këtë periudhë të nxehtë vere, krahas zonave me pushues, lulëzojnë edhe parcelat e mbjella në zona nga më të thella që presin kultivimin.

Shifrat e një operacioni
Revista Java ka arritur të sigurojë informacione nga Ministria e Brendshme lidhur me bimët e asgjësuara përgjatë vitit 2015, të cilat flasin për një numër të lartë bimësh narkotike të mbjella anekënd vendit. Kështu që nga 1 Janari e deri në 15 Korrik të këtij viti janë asgjësuar mbi 205 mijë bimë kanabis sativa, të mbjella në parcela në vendet nga më të paimagjinueshmet. Nëse do ta krahasnonim, në vetëm pak muaj janë asgjësuar rreth gjysma e bimëve që u gjet e mbjellur në Lazarat.
Këto shifra rriten nga dita në ditë pasi siç theksojnë burime nga Policia për Revistën Java, autoritetet kanë arritur të evidetojnë 195 raste të kultivimit të kanabisit, përmes monitorimit të territorit të Republikës nga ajri apo edhe toka. Nga këto zona, rreth 100 prej tyre janë goditur ndërsa sa i përket zonave të tjera priten të asgjësohen në ditët në vijim në kuadër të operacioneve policore.
Po ashtu, vetëm përgjatë gjysmës së parë të këtij viti, janë identifikuar rreth 130 persona si autorë të kultivimit të hashashit, ku 100 prej tyre janë vënë në pranga për t’u përballur me drejtësinë për këtë vepër penale.

Ndërkohë që janë ende në kërkim 28 persona, të identifikuar, ndërsa 2 persona janë në hetim në gjendje të lirë.

Siç duket edhe nga këto shifra, operacionet antikanabis vijojnë çdo ditë, pasi Lazarati dhe Dukagjini duket të kenë qenë vetëm “strumbullarët” e një Shqipërie që po zhytej gjithnjë e më shumë në hartën e zezë të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Kruja dhe Tepelena, simotrat e Lazaratit dhe Dukagjinit, nga vjen kjo epidemi hashashi
Por nëse më parë e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar kryesisht në Lazarat dhe në Dukagjin, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se ku po mbillet i gjithë ky hashash në Shqipëri? Dhe duket se stafetën e kanë marrë zona të tjera, të afërta me dy fshatrat e lartpërmendur, qoftë kjo edhe për shkak të kushteve klimaterike.
Bëhet fjalë për zonën e Krujës dhe për Tepelenën, të cilat deri më tani zotërojnë pjesën më të madhe të bimëve narkotike të asgjësuara nga policia gjatë vitit 2015. E ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, vetëm në në dy javët e fundit në Krujë janë asgjësuar rreth 30 mijë rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë që operacionet e fundit flasin për rreth 15 mijë rrënjë kanabis sativa vetëm në pak ditë në zonat e thella të Tepelenës, me parcela të gjetura të mbjella dhe gropa të tjera të hapura rishtaz për kultivimin e narkotikëve.

Por krahas këtyre dy zonave, përjashtim nuk bëjnë as fshatrat e tjera të thella të Shkodrës, të Tiranës apo edhe të Vlorës, ku një sasi e konsiderueshme bimë narkotike janë asgjësuar.

Kësaj liste, në një numër më të ulët se zonat e lartpërmendura i shtohen edhe Gjirokastra, Skrapari dhe Kukësi ku duket se hashashi të ketë lulëzuar për efekt trafikimi edhe në këto qytete dhe fshatrat e tyre.
Siç duket, me Lazaratin policia nisi një operacion mbarëkombëtar të pakthyeshëm, fundi i të cilit nuk dihet por se qëllimi po: Asgjësimin e kanabisit të mbjellë ndër vite në vendin tonë.

 

Next Post

Ushtrimet fizike të barkut nuk janë mënyra e duhur për ta tonifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve, Bashkia në terren për familjet e prekura

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com