• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan, do keni një kartë që…

by A R
10/01/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Deklarata u bë nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve në selinë e PD-së.

“Ne vendosim minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh nënkupton që, të paktën 500 mijë shqiptarë, ose më shumë, në qoftë se nuk marrin asgjë, ose marrin 60 euro, ose marrin 120 euro, ose marrin 170 euro. Që të gjithë, pa përjashtim, 3 muajt e parë të qeverisjes sonë do të marrin 200 euro. Dhe kjo përbën ndryshim. Mos harroni se, janë 244 mijë pensionistë që marrin pensione të plota. Kurse jo të plota, marrin 246 mijë e 500 pensionistë, që marrin pensione nga ta zëmë 140 gjer në, pjesëtoje pastaj me proporcionin. Merr fund kjo. Të gjithë këta do të marrin 200 euro. Të gjithë të papunët do të marrin 200 euro. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike do të marrin 200 euro. Pra, me këtë shpërndarje të re, ne i japim përgjigje numërimit të kafshatës”.

Një tjetër premtim i Berishës është edhe për qytetarët me rrogë minimale, që sipas tij do të pajisen me kartën e konsumatorit. Ndërsa theksoi se rroga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro.

“Këta qytetarë me rrogë minimale e poshtë, të gjithë do të pajisen me kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton, rimbursimin e TVSH-së të ushqimeve bazë dhe kjo sipas llogarive të ekspertëve është e barabartë me 3 pensione. Pra, një pensionist nuk merr më, krahasuar me këto që merr sot, nuk merr më, 12, por do të marrë 15 pensione me rikthimin që iu bëhet TVSH-së për ato që blen ushqimet bazë. Rrogë minimale nuk mund të ketë në territorin e Shqipërisë nën 500 euro. Çdo sipërmarrës do të jetë i detyruar të paguajë rrogën minimale 500 euro. Absolutisht, jemi të gatshëm të studiojmë të gjithë pasojat, rroga minimale nuk është pa pasoja te punëdhënësi. Por jemi të gatshëm të studiojmë të gjitha pasojat dhe të ndihmojmë bizneset në mënyrë që t’u lehtësohet aplikimi i kësaj rroge dhe asnjë qindarkë më i ulët. A është i mundur? 100%. E kam thënë, dhe do e përsëris prapë e prapë”.

Po kështu Berisha premton edhe ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, që sipas tij është i mundshëm për shkak të diversifikimit të këtij sektori.

“Ne do të përmbysim skemën aktuale të shpërndarjes së të ardhurave. Energjinë elektrike e keni patur 77, do të zbresë në 70 për 300 kilovatët e parë. E keni patur 60 për biznesin, prapë do të zbresë te 60. Gjatë këtyre viteve me HEC-et private, prodhimi i energjisë po shkon drejt dyfishimit të asaj që prodhonim para strategjisë sonë të ndërtimit të HEC-eve. Plus që ka burime të tjera n.q.s krijohen probleme, është TAP-i dhe mundësi të tjera”.

Next Post
“Nuk vdiq sot, e vranë para 27 vitesh”, Martin Leka: SHIK e ka ditur që Zamir Dule flinte në ambientet e redaksisë

‘Votat e emigrantëve të numërohen në KQZ’, Martin Leka: Deklaratat e Berishës, për të justifikuar humbjen

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Me sa duket,monstra e vicidolit,para se te ja konfiskoje SPAKU,do shese pasurite e pa tundeshme.Do marre parate nga bankat,brenda dhe jashte vendit,qe te rrealizoje pake a shume mashtrimet e radhes,per rritjen e pagave,pensioneve.Plus tjerat mashtrime qe vijne pase ktyre dy te parave.Ky eshte mashtrues i niveleve te pa parashikuara,prandaj duhet patur kujdes.Ne zgjedhjet e ardheshme,mose te votojme me,mashtruesit e hajdutet e pa ngopur.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Seanca konstituive, betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

February 11, 2026
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ U zbulua si kontakt i Jeffrey Epstein, Këshilli i Europës i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

February 11, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In