• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet me 12 herë kapaciteti i FA për shuarjen e zjarreve, helikopterët me kova të reja

by Java News
06/07/2018 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e temperaturave shton edhe rrezikun e zjarreve, sidomos pjesa e dyte e korrikut dhe gjysma e parë e muajit gusht. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të reja për shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve në terrene të vështira. Kovat e reja me kapacitet 2500 litër secila, rrisin me 12 herë kapacitetet e Forcave të Armatosura në krahasim me 1 vit më parë kur për shuarjen e zjarreve nga ajri, kontraktohej shërbimi privat. Rritja e kapaciteteve falë mjeteve të reja të montuar në helikopterë mundësohet edhe përmes orëve të të mëdha të fluturimit që mundësojnë helikopterët Cougar.

Për futjen në përdorim të pajisjeve të reja, u krye një demonstrim në liqenin e Farkës, i cili u ndoq nga afër nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shoqëruar më pas me një mëngjes pune për emergjencat civile me prefektët e qarqeve, strukturat e Forcave të Armatosura që angazhohen në këto situate si edhe deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ministrja Xhaçka foli për avantazhet që sjellin në përballimin e zjarreve pajisjet e reja, pa harruar të përmendë djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave.

“Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2 mijë e 500 litrash uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më im madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.”- u shpreh ministrja.

Më tej ministrja Xhaçka kërkoi angazhim më të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive, të cilat duhet të parashikojnë fonde për emergjencat civile.

“Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji. Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual”.

Prefektët vlerësuan kalimin e emergjencave civile nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të specifikave të veçanta të vendit tonë, por edhe për kapacitetet që ofrojnë Forcat e Armatosura. Ministrja Xhaçka e cilësoi ligjin e ri të emergjencave civile si një reformë të mirëfilltë ligjore, administrative, operacionale dhe strukturore.

“Vlerësuam si të domosdoshme, së pari, të rikonceptojmë sistemin e emergjencave civile, duke e përshtatur menaxhimin e tyre me strukturën dhe rolin e ri në kuadrin e Ministrisë së Mbrojtjes. Prej kohësh kemi nisur punën për projektligjin, drafti i të cilit pritet të përfundojë brenda kësaj vere për tu konsultuar më pas me ju, me pushtetin vendor, me grupet e interesit dhe pa diskutim me ekspertë lokalë e të huaj”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Deputetët e Komisionit të Sigurisë vlerësuan jo vetëm mjetet e reja me të cilat janë pajisur helikopterët, por edhe qasjen e re të Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket emergjencave.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Harrojeni Afërdita Dreshajn, shihni motrën e saj!

FOTOT/ Harrojeni Afërdita Dreshajn, shihni motrën e saj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In