• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet interesi i të huajve për prona në Shqipëri / Ekspertët: Ndërtimet e reja mund të frenojë rritjen e çmimeve

by A R
27/10/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e banesave në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve u rritën me rreth 42 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa në Tiranë rritja arriti deri në 56 për qind krahasuar me një vit më parë. 20 për qind e pronave të shitura u përkasin blerësve të huaj.

Arsye kryesore është shtimi i numrit të vizitorëve që po blejnë prona në Shqipëri.

“Në vitet e fundit, ne kemi parë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët në zona të caktuara, kryesisht në bregdet, marrin një pjesë të madhe të apartamenteve që ndërtohen e më pas i shesin tek fqinjët apo miqtë e tyre që i kanë në vendet nga të cilët ata vijnë”, u shpreh Orgest Beti, konsulent imobiliar.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë edhe rreziqe nëse rritja e çmimeve të banesave nuk do të ndalet.

“Me rritjen e kërkesës, do të thotë që të gjitha çmimet do të rriten. Kjo për fakt se sektori i ndërtimit, ka një rritje pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë”, u shpreh ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.

Konsulentët imobiliarë paralajmërojnë se as ndërtimet e reja nuk do të kenë ndikime në çmime pas përfundimet të tyre.

“Unë mendoj se pas vitit 2021 ne patëm një bum shumë të madh ndërtimesh. Sigurisht që do të jepnin efektet në kohështrirje. Ne presim që në 2026 një pjesë e madhe e tyre të hidhen në tregun imobiliar dhe të heqë atë ngarkesën e shtuar për apartamente”, u shpreh Beti.

Ekspertët parashikojnë që tregu të ruajë ritmet aktuale deri në fund të vitit, ndërsa stabilizimi i çmimeve pritet të vijë vetëm pasi të hyjnë në qarkullim banesat e reja që janë drejt përfundimit.

Next Post
Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin

Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s'është mbi ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

October 25, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Një profil statistikor i votuesve opozitarë dhe mosvotuesve në Tiranën urbane

October 25, 2026
VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

October 25, 2026
Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In