• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin

by A R
27/10/2025 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, mbajti fjalën e tij për projektrezolutat e institucioneve të drejtësisë në Kuvend.

Ai vuri në dukje se drejtësia e re ka dhënë rezultate domethënëse, me mesazhin se pandëshkueshmëria ka marrë fund, por ngriti edhe problematika, veçanërisht tek perceptimi i prokurorëve e gjyqtarëve me termin e pavarësisë apo aspekti i llogaridhënies së tyre. Gjithashtu ai trajtoi edhe problematikën me masat e sigurisë shtrënguese, që janë më të larta edhe se standardet evropiane, si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor nga magjistratët.

“Në seancën e sotme kemi mundësinë të dëgjojmë raportimet e 3 institucioneve, Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK dhe KLP dhe të vlerësojmë punën e tyre. Janë tre institucione kyç të cilave reforma e re në drejtësi u ka dhënë një status të ri kushtetues, ligjor dhe institucional në arkitekturën e re të drejtësisë. Çdo shoqëri që aspiron standart europian dhe demokratik e mat pjekurinë dhe nga mënyra se si trajton drejtësinë penale, institucionet dhe njerëzit që shërbejnë në të”, u shpreh ai.

Dhe më tej vijoi:

“Drejtësia shpesh ka qenë preh e presioneve. Prokuroria e Posaçme vlerësohet në kontributin e saj ndja luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkëpunim i rritur me autoritetet e huaja ndërkombëtare dhe parterë në goditjen e krimit të organizuar por edhe në realizimin e objektivave për rrugën e integrimit në BE”.

Ai dha tre shembuj se si edhe në vende të tjera në BE apo botë, drejtësia funksionon, edhe pse ka njerëz të fuqishëm politikisht.

“Sarkozi, ish-president i Francës u hetua në gjendje të lirë për korrupsion, edhe ish-kryeministri Fillon, apo kryeministri izraelit Netanyahu po hetohet e gjykohet në gjendje të lirë për korrupsion. Të tre këto shembuj i bashkon mesazhi i qartë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht fuqisë politike. Janë edhe shembull humanizmi dhe funksionimi të drejtësisë”, u shpreh Xhafaj.

Deputeti vuri në dukje se SPAK dhe GJKKO kanë dhënë rezultate konkrete dhe kanë evoluar në dhënie drejtësie, por duhej treguar kujdes në disa çështje problematike që i renditi më poshtë:

“Prokuroria ka evoluar drejt një modeli modern, në përputhje me standarde evropiane. Krijimi i SPAK e GJKKO ka qenë hap vendimtar, fenomeni i ndëshkueshmërisë ka marrë goditje të fortë.  Por do ishte e pafalshme po mos të shikonim edhe problematikat në këto institucione. E pranuar edhe nga vetë përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Përveçse pavarësi në sistemin e drejtësisë, për magjistratët, prokurorët e gjyqtarët, duhet të ketë edhe llogaridhënie për këto institucione. Nxjerrja e sekretit hetimor është i papranueshëm, gjyqtari dhe prokurori t’i shërbejnë ligjit dhe jo karrierës personale”, tha ligjvënësi.

Ai kërkoi masa më të buta sigurie, të mos abuzojnë me pavarësinë dhe të japin llogari kur të vijë momenti i duhur, sepse kështu bëhen më të besueshëm dhe të pandikueshëm.

Por drejtësia gjendet edhe përballë presioneve, pasi pwrballen me krimin.

“Personalisht kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë, të cilët në përditshmërinë e tyre përballen me një ngarkesë të madhe, kushte shpesh të vështira  infrastrukturore dhe me presione të gjithëanshme. Ata janë në vijën e parë të përballjes me krimin, me korrupsionin , me çdo shkelje të ligjit dhe presioni. Ndaj që në momente e para të hartimit të reformës mbetem i këtij parimin: përforcimin e statusit të tyre profesional, garancinë e statusit me siguri, karrierën dhe mbrojtjes e integritetit tyre institucional”.

Xhafa tha se Shqipëria tejkalon vendet e BE dhe rajonit, në lidhje me numrin e arresteve me burg.

“Kemi një situatë kritike sipas raporteve dhe studimeve ndërkombëtare. Rezulton që Shqipëria ka numrin më të lartë të masave arrest me burg krahasimisht me vendet e BE dhe të rajonit. Kurse Belgjika, ka 10 persona për 100 000 mijë banorë. Ne kemi 94.6 persona për 100 000 banorë me masën arrest me burg. Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë mbi 50 %. Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe BE. Mesatarja në Shqipëri është 253 ditë 8.4 muaj në paraburgimin e përgjithshëm. Situata që kemi tejkalon standardin ndërkombëtar dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës propocionalitetin të masave”, theksoi kreu i komisionit.

Xhafaj e përfundoi fjalën e tij duke thënë se magjistratët duhet të jenë vetëm besnikë të ligjit.

Next Post
Skandali: Zbulohen 152 gjyqtarë të përfshirë në baste sportive

Skandali: Zbulohen 152 gjyqtarë të përfshirë në baste sportive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In