• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rritet fuqia ushtarake në Shqipëri: NATO hap në 2023-in bazën e rinovuar ajrore të Kuçovës

by Java News
30/03/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baza ajrore e Shqipërisë e erës komuniste pritet të kthehet në një stacion taktik për operacionet e NATO-s kur ajo të rihapet në 2023.

Shpenzimet ushtarake janë tani në rritje në pjesën më të madhe të Evropës – sidomos në Gjermani – por edhe në vendet e Ballkanit.

Tensionet janë në rritje edhe afër Shqipërisë. Kroacia, e cila është vend anëtar i NATO-s dhe Serbia që kundërshton aleancën, duket se janë në një garë të vogël ushtarake,

Serbia po rinovon aeroplanët MiG-29, tanket dhe sistemin anti-raketë nga Rusia, kurse Kroacia ka blerë 12 avionë luftarakë ‘Rafale’ nga Franca.

Puna për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës ka nisur në janar. Qëllimi është që të kthehet në një qendër operacioni për të pritur avionët modernë luftarakë.

NATO dhe Shqipëria do të investojnë 50 milionë euro për këtë qendër që ndodhet 85 km në jug të Tiranës.

Qyteza e vogël u quajt ‘Qyteti Stalin’ gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.

Baza ajrore u ndërtua në vitet 1950-të duke përdorur të burgosurit si punëtorë.

Enver Hoxha ndonëse ishte komunist, ai ishte armiqësor me Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Jugosllavinë pas Luftës së Dytë Botërore duke e kthyer Shqipërinë në një shtet të izoluar.

Gjatë asaj periudhë, Shqipëria quhej gjerësisht si ‘Koreja e Veriut e Evropës’.

Viktor Vangjeli, 83 vjeç, ka shërbyer për 27 vjet në Kuçovë si pilot për avionët MiG-19.

Ai tregon për gazetarin e Euronews, Daniel Bellamy, se kryente fluturime çdo ditë  për t’u kundërpërgjigjur shkeljes së hapësirës ajrore nga fqinjët gjatë Luftës së Ftohtë.

“Fluturimet ishin shumë intensive gjatë Luftës së Ftohtë”, tregon ai duke shtuar se deri në 1962 mbulonte të gjithë hapësirën ajrore të vendit.

Sipas tij modernizimi i bazës do të sjellë përfitime për gjeneratën e re të pilotëve shqiptarë pasi do të kenë mundësi të trajnohen me avionë modernë.

Pas rrëzimit të regjimit komunist në 1990, ushtria shqiptare kishte më shumë se 200 avionë – shumica të modelit MiG – në tre baza të saj ajrore.

Shumica e tyre tashmë janë për skrap pasi në vitin 2005 u vendos që të ndalohej fluturimi i avionëve të vjetër rusë dhe kinezë.

Për disa vite, avionët ‘Antonov AN-2’, të periudhës sovjetike me një motor, u përdor për agrokulturë.

Forca Ajrore shqiptare ka tani disa helikopterë – shumica ‘Bells’ dhe ‘Eurocopters’ – dhe pritet të marrë disa të rinj ‘Blackhawk’, por jo avionë luftarakë.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që prej 2009-s, shpreson gjithashtu të bëhet pjesë e BE-së.

Ajo i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ka denoncuar fort agresonin e Kremlinit./m.j

Next Post
“Shqipëria është krah të NATO-s dhe BE-së”/ Nikolla: Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë!

"S'ka objekt, Bllako e dorëzoi vetë...!"/ Kërkuan të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Nikolla i përgjigjet grupit të PD

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Cili është Atdheu ynë? NATO? SHBA? Ku eshte Shqipëria jonë e dashur? Tokë e djegur dhe popull i arratisur në Amerikë dhe BE? Kjo është politika e shpopullimit me anë të vizave gjoja 10 vjeçare në Amerikë.O krimiinistri ynë, që vjeç belanë,që na e ke shitur Shqipërinë për bazat ushtarake amerikane dhe NATO.sTu shoftë emri i ditëzi.Do mbahesh mend si tradhtar i kombit.Kë pyete për bazat ushtarake? Bëre referendum në se i duan shqiptaret ato? Mos t’a dëgjofsha emrin ty Tradhtar i Shqipërisë dhe i shqiptarizmes..Sot është një ditë shuuume e keqe për ne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In