• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten të ardhurat në 3 mujorin e parë të 2026, mblidhen mbi 205 mld lekë, 13% më shumë se viti i kaluar

by A R
21/04/2026 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka publikuar performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën Janar-Mars 2026, ku rezulton se të ardhurat dhe shpenzimet publike kanë tejkaluar planin e parashikuar.

Të ardhurat në tremujorin Janar-Mars 2026 sollën në arkën e shtetit rreth 205 miliardë lekë, që është më shumë se plani dhe rreth 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga të ardhurat, mbi 130 miliardë lekë erdhën nga tatimet dhe doganat, kryesisht nga TVSH-ja dhe akciza, që kanë sjellë më shumë të ardhura se vitin e kaluar.

“Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë% më shumë se tremujori i vitit 2025. Realizimi i planit për periudhën tremujore 2026 për të ardhurat doganore në masën 95.4%.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Mars 2026, janë 35.3 miliardë lekë ose me një realizim prej 95.4% e planit për periudhën tremujore 2026.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Mars 2026, janë realizuar në shumën 14.9 miliardë lekë, +370 milionë lekë ose 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe realizim në masën 96.6% të planit për tremujorin 2026.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 357 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në vlerën 2.2 miliardë lekë, +184 milionë lekë ose 9% më shumë se Janar-Mars 2025, si dhe me realizim prej 95.8% kundrejt planit të tremujorit 2026.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, +7.1 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e tremujorit, të ardhurat e mbledhura janë +2.2 miliardë lekë ose 2.9% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, dhe me realizim në shumën prej +3.4 miliardë lekë ose 115.5% të planit për tremujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 2 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025, si dhe me realizim në masën 95.9% të planit për tremujorin e parë të vitit 2026.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Mars 2026, janë në shumën 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në shumën 11.2 miliardë lekë ose 97.6% të planit për tremujorin I 2026”, tha Ministria e Financave.

Të ardhurat nga fondet speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, arritën  në 48.3 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se tremujori i një viti më parë.

Nga ana tjetër, shteti ka shpenzuar rreth 156 miliardë lekë në këtë periudhë, me një realizim në masën 92.9% e planit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

November 24, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

November 24, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

November 24, 2026
Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

November 24, 2026
Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In