• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa e PD-së për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike/ Alibeaj: Kërkoni ta kaloni fshehtas

by Java News
09/06/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”.

Ky fakt ka ndezur debate në seancën e sotme të Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejd Alibeaj thekson se rendi i ditës nuk e përmbante këtë pikë dhe e ka futur sot në mënyrë të befasishme.

Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik, duke argumentuar se, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Alibeaj: “Nuk është çështje pa rëndësi. Të befasishme doni ta kaloni shpejt  e shpejt. Sipas rregullores ai vendimin duhet të diskutohet brenda afatit 15 ditor. Për këtë arsye në rendin e ditës së dalë dje kjo nuk ishte. Kërkesa ime është që kjo çështje të ketë kohën e duhur. Kalimi i fshehtë nuk u bën nder juve dhe Parlamentit” tha Alibeja.

Lindita Nikolla: Është e përcaktuar. Ajo që thoni ju, thekson se paraqitet në seancën më të afërt por jo më shumë se 15 ditë. Jemi konform ligjit. Na e përcakton rregullorja. Po e bëni kërkesë për futjn në rendin e ditës?

Alibeaj: Po këtë kërkojmë.

(Deputetët e shumicës votojnë kundër)

Nikolla: Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës.

Alibeaj: (flet nga vendi)

Nikolla: Merr fjalën për procedurë.

Alibeaj: Nuk ka qenë në rendin e ditës deri para 5 minutash. Ka ca rregulla që futet një çështje në rendin e ditës. Ju e hodhët në votim një çështje pa kërkesë. Por ajo është çështje e rëndësishme dhe kërkon diskutim. Deputetët duhet të përgatitet. Nuk e kuptoj ngutjen tuaj. Duam të diskutohet

g.kosovari

Next Post
Kërkesa për mocion ndaj Ramës nuk pranohet, Balla propozuesve: Shqipëria ka vetëm një plan A

Debate në Parlament / Balla ironi me PD: U zgjua Luli nga gjumi dhe kërkon të plotësojë numrat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In