• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreziqet e kundërofensivës që po përgatit Ukraina: Ja pse rusët i tremben betejës

by Java News
27/08/2022 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Farley “19 Forty Five”

Analistët e luftës Rusi-Ukrainë kanë qenë për javë të tëra entuziastë rreth perspektivës së një kundërofensive nga ushtria ukrainase për të rimarrë disa nga territoret e pushtuara nga Rusia që në muajt e parë të luftës.

Në një farë mase, kjo sjellje e tyre pasqyron frustrimin në rritje ndaj asaj që është shndërruar në një luftë statike sfilitëse, me linjat e frontit që zhvendosen vetëm disa kilometra dhe që në javët e fundit ky ritëm përparimi është ngadalësuar thuajse fare.

E megjithatë, për një sërë arsyesh, vëzhguesit e këtij konflikti kanë mbetur të zhgënjyer. Pavarësisht disa manovrave dhe disa lëvizjeve të hershme të dukshme, Ukraina nuk është angazhuar në një përpjekje serioze për ta larguar Rusinë nga ndonjë prej zonave që ka arritur të pushtojë që nga fundi i muajit shkurt.

Ekzistojnë arsye të forta se përse Ukraina do t’i rezistonte thirrjes për një kundërofensivë të hershme të bërë nga të huajt që janë tashmë të mërzitur me luftën. Një kundërsulm i dështuar do të përfaqësonte një humbje dramatike për perspektivat e Ukrainës.

Përveç efekteve politike (të cilat do të përfshinin një rritje të moralit të trupave ruse në front dhe të humbjen së mundshme të mbështetjes në Perëndim për Kievin), një ofensivë e dështuar mund të krijonte boshllëqe dhe dobësi në pozicionin mbrojtës të Ukrainës, duke mundësuar kundërsulme ruse që mund të përfundonin me pushtimin e territoreve shtesë.

Ndërkohë, një kundërofensivë e dështuar mund të shkaktojë gjithashtu një ofertë nga ana e Rusisë për një armëpushim me kushte tejet të favorshme për Moskën, një skenar të cilin Kievi do të preferonte ta shmangte. Nuk ka asnjë dyshim se ukrainasit po u shkaktojnë dëme serioze rusëve, si tek forcat në terren po ashtu edhe tek sistemet logjistike.

Vetëm tërheqja e forcave ruse nuk do t’i detyrojë ata që të evakuohen nga e gjithë Ukraina. Në përgjithësi ushtritë nuk kapitullojnë vetëm si pasojë e kolapsit. Kërcënimi nga armiku dhe praktika e luftës manovruese duhet t’i detyrojë ata të angazhohen, dhe pikërisht në atë moment bëhet e qartë shkalla e dëmit të shkaktuar.

Një ushtri që mbrohet nga pozicionet statike, mund të përballojë edhe mangësitë logjistike si dhe goditjen e ngadaltë nga kundërshtari gjatë luftimeve. Por ajo mund të shpërbëhet kur sulmohet me qëllim për ta mposhtur ose rrethuar. Për të pasur një sukses strategjik, dëmtimi i forcave ruse nga ushtria ukrainase duhet të shoqërohet edhe me çlirimin e territorit reale, gjë që ka një rëndësi strategjike.

Të gjithë sytë janë përqendruar veçanërisht tek Kherson, qytet që është edhe gjeografikisht i prekshëm dhe shumë jetik nga pikëpamja strategjike. Por pavarësisht nga një sërë veprimesh përgatitore dhe shumë diskutimeve, kundërofensiva ukrainase nuk ka nisur ende.

Përforcimet ruse, të mirë-vendosura ose në mbrojtje apo në përgatitje për një sulm tjetër drejt Odesës, e kanë komplikuar situatën. Terreni nuk i favorizon veprimet sulmuese, sidomos për një ushtri që vazhdon ta ketë shumë të vështirë për të integruar pajisjet e reja që i vijnë si ndihmë nga Perëndimi.

Operacionet sulmuese të armëve të kombinuara kundër një kundërshtari të pozicionuar në vend të hapur, kërkojnë aftësi dhe koordinim të jashtëzakonshëm. Dhe deri tani as ukrainasit dhe as rusët nuk e kanë demonstruar një gjë të tillë. Megjithatë, aftësia për të dëshmuar një aftësi sulmuese mund të jetë politikisht e rëndësishme për ukrainasit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, administrata e presidentit amerikan Franklin Roosevelt autorizoi ndërmarrjen e sulmeve të shpejta dhe të papërgatitura në Afrikën e Veriut dhe Ishujt Solomon për shkak të nevojës politike për t’i demonstruar audiencës ndërkombëtare dhe vendase, se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme dhe në gjendje që të përballeshin me armikun në fushën e betejës.

Deri më tani, ata që u shfaqën të alarmuar për fillimin e përçarjeve në Perëndim në lidhje me Ukrainën janë dëshmuar kryesisht të gabuar, pasi shumë vende perëndimore kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje materiale por edhe retorike për qeverinë e Kievit.

Në fakt, ka shumë pak prova të forta se entuziazmi për mbështetjen e Ukrainës është zbehur ndjeshëm, pavarësisht nga disa tregues të mjegullt nga disa sondazhe të publikuara. Por demonstrimi i një shkalle suksesi në kundërsulmin ndaj rusëve, mund të bëhet gjithashtu i rëndësishëm brenda vendit për qeverinë e presidentit Zelensky, që ka ruajtur nivele të larta të popullaritetit edhe përballë pushtimit rus.

Të njëjtat sondazhe që flasin për këtë mbështetje të lartë, tregojnë gjithashtu besim të madh në lidhje me të ardhmen e konfliktit, besim që mund të kërkojë përfundimisht një demonstrim konkret të këtij efektiviteti. Kuptohet, operacionet sulmuese janë një mision shumë i vështirë për një ushtri që është goditur keq gjatë 6 muajve të fundit.

Vetëm integrimi i të gjitha pajisjeve që kanë marrë forcat ukrainase është një detyrë Organizative shumë e madhe. Formimi i një numri të mjaftueshëm njësish ukrainase në një forcë të kombinuar të armëve e aftë për manovrim, është gjithashtu një punë titanike.

Ukrainasve mund t’u falet që i urrejnë këshillat e perëndimorëve se kur dhe ku duhet të nisin operacione të rrezikshme dhe të kushtueshme ushtarake. Megjithatë, në rast se lufta do të përfundojë në ndonjë mënyrë tjetër përveç një ngërçi që i jep mundësi Rusisë të kontrollojë një pjese të madhe të vendit, ushtria ukrainase duhet të tregojë aftësinë e saj për t’i mposhtur rusët në terren dhe për të rimarrë territorin e pushtuar./abcnews.al

Next Post
Ilir Meta ‘gozhdohet’ nga ballafaqimi i dy provave në SPAK, provohet lobimi me para të pista në SHBA, në rrezik edhe Vasili e Kryemadhi

Metës i ngushtohet "laku"/ Hetimi për lobimin e LSI, SPAK do kërkojë informacione dhe në Qipro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In