• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria është peng i një opozite që nuk arrin të bëhet alternativë

by Ardi Stefa
18/04/2026 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qeveria duhet të bjerë, por askush në Shqipëri nuk di kë të sjellë në vend të saj.

Dhe, pikërisht këtu fillon, tragjikomedia jonë. Kur një vend nuk prodhon dot alternativë, ai riciklon dështimin.
Aktualisht nuk kemi një krizë të thjeshtë pushteti. Pushteti ka vite që është në krizë: në krizë kredibiliteti, në krizë besimi, në krizë meritokracie, frymëzimi, në krizë drejtësie!

Por faktikisht në Shqipëri kemi një krizë alternative ndaj qeverisë. Një vakuum, që nuk mbushet me britma proteste, me parrulla të konsumuara, me fjalime patetike, me bomba molotov apo me liderë që riciklojnë vetveten, pavarësisht se në raftin e tranzicionin kanë dekada që kanë skaduar, por me kokëfortësi e këmbëngulje u zënë vendin produkteve të reja.

Protesta e djeshme? Po, ishte protestë, edhe pse ishte protesta kombëtare më e tkurrur e me pjesëmarrjen më të ulët. Po, ishte edhe e zhurmshme. Po, i dha edhe një tjetër goditje psikologjike pushtetit. Po, pati jehonë në mediat ndërkombëtare, por por pati përsëri jehonë dhuna dhe jo alternativat e shplosura. Pati edhe nga ata që nxituan ta shpallin si dëshmi të një “besueshmërie të re” të opozitës.

Por ky është një keqlexim i rrezikshëm. Sepse pjesëmarrja në një protestë nuk është automatikisht votëbesim. Është shpesh vetëm shpërthim pakënaqësie. Një dalje në rrugë nuk është kontratë për nesër.

Në fund të protestës, mbeti ajo ndjesia e hidhur e suksesit: “i ai operacioni që doli me sukses, por që pacienti vdiq.

Problemi është se nuk po kuptohet thelbi. Nuk është se qytetarët nuk dalin më nga shtëpia; është se nuk shkojnë më te kutia e votimit. Nuk është se nuk e kuptojnë atë që tha Berisha dje për Hungarinë. Dhe kjo nuk është rastësi. Braktisja e votimeve në Shqipëri është një akt mosbesimi i pastër. Dhe ky mosbesim ka emër.

Emri është opozita e sotme, drejtuesi i saj dhe enturazhi rreth tij. Është e kotë që Sali Berisha të sillet si viktimë e një sistemi që, në fakt, e njeh më mirë se kushdo, sepse ka qenë arkitekt i tij. Çdo kritikë është “sulm i orkestruar nga pushteti”, çdo dështim është “komplot”, çdo humbje është “vjedhje”.

Kjo është alibia më e vjetër në librin e dështimeve politike: kur nuk bind dot qytetarët, shpall armiq mediat. Kur nuk fiton dot zgjedhjet, shpall të vjedhur realitetin. Kur je i dobët dhe nuk ke akternativa bindëse gjen armiq brenda partisë dhe moho garën. Teatër i konsumuar, që nuk bind më askënd përveç atyre që kanë vendosur të mos shikojnë më realitetin.

E vërteta është shumë më e thjeshtë: faji për pjesëmarrjen e ulët në protesta dhe për humbjet elektorale të opozitës nuk është vetëm te propaganda, as vetëm te kundërshtari.

Faji është te vetë drejtimi i opozitës. Kur një lider gënjen për shumë gjatë, vjen një moment kur nuk është më çështje bindjeje, por është çështje kredibiliteti të humbur. Dhe kredibiliteti, ndryshe nga pushteti, nuk rikthehet me britma dhe me molotovë.

Po, sot “regjimi” u tremb, por nuk u tmerrua. U pa frika e “regjimit” në nervozizmin e tij, në reagimin e menjëhershëm e joproporcional të policisë. Por një regjim nuk rrëzohet nga frika e një dite. Rrëzohet kur përballë tij ngrihet një alternativë që nuk të lë më zgjedhje tjetër.

Dhe sot kjo alternativë mungon. Fatkeqësisht opozita dhe partia e Berishës nuk janë alternativë.

Pavarësisht falenderimeve patetike në shkallët e PD edhe dje qeveria nuk u rrëzua. Dhe jo sepse nuk kishte apo ka zemërim. Zemërimi është kudo: në çmimet, në emigracionin, në padrejtësitë, në lodhjen kolektive të një shoqërie që po boshatiset, në mungesën e drejtësisë e meritokracisë. Por zemërimi pa drejtim është thjesht energji që shpenzohet kot dhe lodh edhe më të zemëruarit.

Premtimi i radhës nga shkallët e PD? “Do rrëzohet në protestën e muajit tjetër.”
refren i njohur, iluzione që shtyhen pa fund, ndërsa realiteti mbetet po ai.

E vërteta e hidhur është: Derisa opozita të çlirohet nga modeli që e ka sjellë në këtë pikë, nuk ka protestë që e shpëton. Nuk ka retorikë që e ringjall. Nuk ka fajtor tjetër përveç vetes.

Shqipëria sot nuk është peng i një qeverie të fortë. Është peng i një opozite që nuk arrin të bëhet alternativë.
E thënë troç: “Kjo opozitë është investimi më i mirë i regjimit, sepse kjo opozitë, me këtë lloj mendësie e mban në këmbë regjimin!”
Ky është problemi. Dhe pikërisht për këtë arsye, vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Next Post
Paketa e maleve, Rama: I jep zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë dhe lehtësuar investimet

Paketa e maleve, Rama: I jep zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë dhe lehtësuar investimet

Comments 1

  1. Nikolla Zguraj says:
    2 months ago

    Pikërisht për ti mbrojt hordhiqet, ju dha fjala të parës mbrëmë në protestën e fundit te PD-së, sekseres së mafies në drejtësi avokates Eda Grimcit, e cila bën sekserën e jaranit të sajë në gjykatën e Apelit gjyqtarit Bezat kaçkinit dhe bën dhe sekserën midis Sali Berishës dhe Arben Rakipit… ndërsa Sala e ngjit në skenën e fjalimeve të parën atë që të bilbilojë duke u thënë demokratëve shqiptar që “sa të jem unë dashnore dhe seksere palësh, ju veç duhet të arratiseni ose të tërhiqni këmbët zvarrë në pseudoprotesta se mafia pushtetare e cila ka pjestarë dhe protogonistët në fjalë, ska për tu larguar kurrë!

    Lexoni shkrimin:
    Eda Grimci avokate seksere e Arben Rakipit drejtorit të shkollës së magistraturës, si dhe seksere e gjyqtar Bezat Kaçkini të gjykatës së Apelit, si Tirons nga Puka, grupi xhaxhane kapedane ku më qenke mo jarane, sherbejnë ndërlidhjeve të errta korruptive që kanë pushtuar jo vetëm sistemin e drejtësisë por tashmë dhe partinë demokratike, si të jetë PD nga ato kafenetë e hotelet lluksoze te Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, ku venë e zhgrryhen protoganistët në fjalë.

    Tashmë janë publike katapultimet nga një gjykatë në tjetren të gjyqatarve miq të Arben Rakipit e sekser të ti si Pukjani Bezat Kaçkini i cili me levizje alla Rakipçe që u katapultua në gjykatën e Apelit aty ku ka dhe bashkshorten e vet të punësuar si gjyqtare Apeli, pikerisht sepse nepotizmi është model i Arben Rakipit i cili ka pushtuar dhe ai shkollen e magjistraturës me gruan, kunatën, nipin, djalin etj farë e fis të ti që u firmos rrogat Familjarve të vet si drejtor i shkollës së magjistraturës; vet Burri, vet babai, daja, kunati. Ndërsa Spaku hesht.

    Kurse si ndërlidhës mafioz të të tërve janë avoketërit dashnore e dashnor gjyqtarësh apo prekurorësh, sekserë që kontrollojnë palët dhe transportojnë milionat poshtë e lartë në sistemin e drejtësisë, që nga kupola e mafies Arben Rakipi dhe gjyqtarve e prokurorve që nderlidhen nëpërmjet sekserve si vokatja Eda Grimci, seksere e xhanxhane kapedane na Vlora por Tironce denbabaden, jaranesha e gjyqtarit Tirons nga Puka Kaçkin Bezati në Apel.

    Kaçkini që dhe ai është sekser i Rakipit si i katapultuar në gjykaten e Apelit nga Arben Rakipi, si shperblim për besnikrinë e ti në korrupsion sa ishte krietar i gjikates Administrative Tirane. Gjykatë, ku Kaçkini zbatojë çdo urdher të Rakipçkës dhe ja mbushte Kontot me miliona Euro si sekser i ti personal, e tashmë sëbashku me Rakipin kapën dhe Partinë Demokratike me sekseristën e tyre jarankë Kaçkinkë, kacurelka biondinkë Edka Grimckë tashmë dhe avokate e partisë demokratike që Berisha e mbron publikisht në çdo kritikë që i bëhet asajë për korrupsion.
    –
    Lexo:

    Avokatia Eda Grimci protogoniste e mikrofonit të PD-së, e njëheri seksere e Arben Rakipit dhe Bezat Kaçkinit, ka arrit shumë thellë si agjente e shumfishtë e palve në fjalë si Rakipi – Berisha, aq sa ka kohë që Berisha jo vetëm nuk dorzon denoncime kundër Rakipit në Spak, por i jep mikrofonin që të mbajë fjalime dhe para Mul Nokës në sheshet e PD-së. Ndërsa ajo katapultohet nga Sali Berisha në kresë të partisë demokratike si kryetare e PD së zonës së sajë elektorale nr. 9. por dhe si detyrë sekrete ajo kryen sekseren ndërlidhse e Saliut me Arben Rakipin.

    Salihi bën sikur e kritikon A. Rakipin por kacurelken bjonde sekseren e Rakipit dhe mikit të rakipit pukaxhiut të cilin sekseristja e ka dhe xhan hasan bir nona vete… kurse ai far jarani Hasani Kaçkin Bezati ka dhe gruan në Apel, por nuk është problem nepotizmi as jarania për xhanexhanet me mirkuptim të bashkshorteve… sidomos kur sekserja ua mbush dhe xhepat gjithandej me Miliona.

    Mirpo intetesant është se si ju rras Saliut në krie të kresë së partisë demokratike si gjoja advokate ajo seksere me përvojë alla Rakipçe, por qellimin Saliu e ka që të ketë në PD ndërlidhsen seksere që e afron me Rakipin për ca interesa të vjetra denbabadençe.

    Ndaj mos u çudisni se pse bija e Saliut Argita nuk e kritikon Arben Rakipin asnjëherë as për korrupt e as për skandale që ja numurojnë shumë media, as për nepotizëm në shkollen e magjistraturës që ai e ka pushtuar me familjen e vet e që Argita e di mirë se si janë ato punëra në atë shkollë që shkapërthehet nga mafia Rakipi me familje.

    Por Rakipin nuk e denoncojnë Berishajt e PD-së as për shantazhe e kërcnime që Rakipi u ka bërë e u bën gjyqtarve që nuk i janë nënshtruar presioneve të ti për ti sherbyer atij dhe mafies pushtetare që Rakipi i sherben, sepse ajo mafie e mban drejtor të shkollës së magjistraturës. Mafia madhe koka mdhoja pulatike që Rakipi me Kaçkina me jarane kapedanet ua mbushin kontot me miliona euro.

    E që Rakipçka e ka kthyer në harem rekrutimesh shkollën e magjistraturës që tashmë dhe studentëve të rinjë që ka sot ajo shkollë, Rakipçka u mëson stilet e korruptimit, si të bëhen besnikë të Rakipit dhe si të lidhen me sekserët e rrjeteve të Rakipit.
    Pra ai po pergatit gjyqtarët e ardhshem “konkubina e konkubinë” të mafies së ti… e për ato denoncime Saliu është vënë në dieni, por ka heshtur.

    E goca Sales ka Studio ligjore e punë të mdhoja si Juriste ekselente e pedagoge e drejtësìsë herë e jashtme e herë e përbrendëshme, po përse ka frikë ta kritikojë apo ta akuzojë Rakipin në Spak për bashkpunim me kriminel, për nepotizem në shkollen e magjistraturës e qindra skanndale që i numurohen çdo ditë Rakipit? Atë do e zbulojnë rrejetet e Epsteinëve sapo tu çelen tunelet, zirat, katedat etj. ?
    Atë gjë e dinë dhe vetë Berisharët, që bëjnë sikur janë demokratë, por që koha po flet çdo ditë.

    Si është e mundur që ju Sali Berishajt të mos dorzoni një dosje me akuza ligjore kundër mafioz Rakipit në Spak, i cili ka kapur drejtësinë me mafioz sekser si ajo avokate që afroi Sala në PD dhe i jep mikromegafonin çdo ditë, e që e dinë gjithë Tirana e Shqipëria që ajo avokate e PD-së është seksere e Rakipit dhe e Bezat Kaçinit të apelit që punon me gjithë grua atje, pukaxhi mafioz i gjyqsorit.

    Të mos i dinë Sala ato sekserizma për të cilat i kanë shkruar dhe studentë e magjistratë direkt Salës, ku i kanë treguar se çpo heqin nga shantazhet e Rakipit ?

    Loje të madhe luan o Sali, dhe goca jote ndaj hesht sepse vije erë korupti të hallkave që lidhen me njera tjatren në zinxhirkat e Rakipit si pronar i pa noterizuar i shkollës së magjistraturës.

    Mirë Sali mirë, por ti nuk sjell Demokraci në Shqipëri, sepse ti i mbron dhe bashkpunon në prapa kuinta me mafiozë si Rakipi me Kaçkinët që kanë kapur familjarisht Apelin, me ndihmë të Rakipit, siç ka kapur Rakipi shkollen e magjistraturës, dhe me sekseriste të tyre që e bëre advokate të partisë demokratike shoqen Eda Grimci, kurse ti nën rrogozë e mbi rrogozë bën sikur lufton korupsionin.

    Suksese me sekseren e Rakipit o Sali, që ajo e privatizoi degen e PD ke lagjia e sajë e nuk le njeri të flase atje, ndaj sekseristja e rakipit dhe kaçkinëve të apelit bilbilon në mikrofonat e partisë tënde që do ja shesësh gjingjonve pronarit të Aeroportit të Rinasit….yp xhixhi pas xhixhave… dollar Evro Lireta Rubla apo Dhrahmi….?

    Aleks Goda

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In