• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i ikonave dhe modelet e skaduara

by Plator Nesturi
05/01/2023 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Vëmendja mediatike, edhe për vitin 2023, mbetet ende tek PD dhe te zhvillimet Brenda saj. Pas një viti të gjatë ku gara për lidershipin mbetet e papërfunduar, ku të dyja pjesët e përçara të saj mund të diskutojnë thjesht se kush është më e madhe e e i mban më shumë stomaku nga Gjeli detit të festave, natyrshëm shtohet kërshëria se si do të orientohet PD dhe si do të adaptohet me kushtet e reja kur realisht nuk ka në fushë asnjë lider të pranuar nga të gjithë. Fakt është që tepsia e bakllavasë u racionua në tryeza të ndryshme e larg njëra tjetrës nga ku grupi i Foltores qëllonte me levozhga arrash drejt tryezës së deputetëve të Alibeajt. Demokratët nuk i bashkoi dot as darka e Mziut e madje as nuk i paqtoi dot. Duke e lënë të hapur betejën për një vit të ri kalendarik, vit në të cilin jo vetëm garohet veçmas për zgjedhjet vendore por dhe që përcakton kalvarin gjyqësor se kush do të trashëgojë ofiqet dhe fermanin e siglës. Si partia më e madhe pas PS dhe që ka mbajtur peshën e zërit opozitar në parlament, për çdo kënd, që nga qytetari i thjeshtë, kërkon të dijë se cila do të jetë fytyra e PD në vijim. Pasi dhe dilemat që po shfaqen në artikulimet para zgjedhore tregojnë se ndodhet në udhëkryq. Në një udhëkryq ekzistence madje. Ka shumë gropa kjo e ardhme.  Që nga çështja e demokratizimit të brendshëm, hapja apo mbyllja më tej nga zërat kritikë brenda saj, a do të ketë një fytyrë të re të veprimit opozitar apo do të ndjekë rrugën diletante të politikës së ditës dhe mbi të gjitha çështja Berisha. Sidomos kjo e fundit ka hapur një kapitull të ri që nuk ka të bëjë thjesht me Non Gratën e SHBA e të Britanisë së Madhe. Ka të bëjë edhe me berishizmin si model politik, model i cili është jo vetëm arkaik e i tejkaluar, por që duket se po mban peng gjithshka dhe që ka bllokuar rrjedhat e natyrshme të evolucionit brenda opozitës. Nëse vendimi i pjesës më të madhe të deputetëve me siglën e PD, nuk mund ti ofrohen një mundësie afrimi me pjesën tjetër që tashmë është ulur këmbëkryq në godinën që dikur e sulmualn me qyngje një vit më parë, më së pari ka të bëjë me restaurimin e modelit të vet pasi Berisha u rikthye de jure aty. Ndaj vetë fakti që as Berisha vetë, me gjithë peshën e figurës së tij, nuk mund të ribashkojë atë që ka qenë dikur PD-ja, është tregues se modeli ka skaduar në kohë, ska më vlera ushqimore për trupin e drobitur të selisë blu dhe madje përkundrazi, mund të sjellë efekte të dëmshme në demokracinë e brendshme.

Gjasat po tregojnë se ndonëse nuk janë të ndara zyrtarisht, të dyja pjesët e PD-së do të operojnë si dy njësi më vete politike. Zgjedhjet vendore janë ballafaqimi i parë dhe vendimet ku secila do të ketë kandidatin e saj në listën elektorale, dëshmon se gara më së shumti do të zhvillohet mes tyre sesa ndaj maxhorancës. Pa i hyrë zhvillimeve se kush do të ketë siglën, vulën apo komisionerët për numërimin e votive, duket se fatet janë të ndara dhe se gara zgjedhore nuk do të jetë thjesht një test force, ku më i vogli duhet të ulë kokën. Por rivalitet politik, që duket se sapo ka nisur dhe që po konturohet përherë e më shumë. Thirrja e republikanit Mehdiu, që opozita duhet dalë me kandidatë të përbashkët, më tepër sesa thirrje për tu bashkuar PD-ja, është një qasje që ka të bëjë me ralitetet e reja politike brenda opozitës. Realitete që shkojnë përtej një PD-je të përcarë, madje përtej edhe një opozite të çartallosur e ku aleatët ndihen të dyzuar në vendimet se nga duhet mbajtur timoni. Mediu është koshient për këtë, pavarësisht se është aq i ftohtë sa për të treguar se kandidatët e veçuar do të jenë një shërmim më shumë ndaj Ramës dhe maxhorancës. Por se si mund të bëhet kjo gjë duket e vështirë. Dikur PD-ja ishte strumbullari i vetëm ku lidhej litari për çdo aleat e ku lëmi ishte po ai. Tashmë nuk ka një strumbullar të vetëm dhe lëmi ka pësuar shkarje, ashtu sic ka pësuar shkarje dhe elektorati i opozitës. Dhe kjo e bën kaq enigmatik 2023, pikërisht për zhvillimet që mund të sjellë me vete. Zhvillime jo për fatin e zgjedhjeve vendore, por për atë që vjen pas saj nga ku dështimet mund të sjellin erëra të forta si për rrëzim ikonash ashtu dhe për balanca të reja në terrenin opozitar.

Next Post
VIDEO / Jahte, vetura të shtrenjta, stoli ari! Jeta superlukzose e “Kobrës” së Prizrenit

VIDEO / Jahte, vetura të shtrenjta, stoli ari! Jeta superlukzose e “Kobrës” së Prizrenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

December 8, 2025
“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

December 8, 2025
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

December 8, 2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In