• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

by E S
19/03/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një programi kombëtar, qeveria synon të përfshirë në të gjitha shkollat e vendit, aktivitete edukuese dhe arguese pas mësimit.

“Art dhe zeje, toka në shkolla, shkolla qendër komunitare dhe të gjithë këto nismat, që sot e tutje, me ligj, me zakon e me kanun, si të doni, do t’i fusim në të njëjtën ombrellë, programin pas shkolle. Në këtë mënyrë, çdo nxënës do duhet të ketë akses në mundësi të barabarta, pavarësisht interesave apo sfondit shoqërorë që i karakterizon.”, tha ministrja e Arsimit. Në këto programe, për të cilat do të bëhen së shpejti edhe ndryshimet ligjore, do të përfshihen edhe mësuesit e dalë në pension.

“Faza e ardhshme përfshin rregullime të mëtejshme, duke përfshirë dispozita ligjore dhe një vendim të Këshillit të Ministrave për të trajtuar aspektet financiare, si pagesa për këto orë shtesë. Kjo do ta hapë sistemin jo vetëm për mësuesit aktualë, por edhe për mësues të dalë në pension, ata në pritje të punësimit dhe ekspertë në art, muzikë, teatër dhe zanate, të cilët janë të shumtë në qytetet shqiptare dhe të gatshëm të kontribuojnë.”, tha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një panel për “Politikat Kombëtare për Edukimin Pas Shkollor dhe Zhvillimin Gjithëpërfshirës”.

Shqipëria ka 1498 shkolla parauniversitare dhe rreth 345,000 nxënës nga klasa e parë deri në maturë. Ndërkohë, në mbledhjen e këshillit të minsitrave këtë të enjte, qeveria miratoi edhe disa ndryshime në fushën e kërkimit shkencor, duke i hapur rrugë edhe agjencive të tjera publike të hapin institute kërkimore.

“VKM-ja tjetër është ajo që përkufizon kategorinë e pagave dhe shpërblimeve sipas kategorisë së kërkuesit shkencor. Vendimi i fundit që u miratua sot ka të bëjë me plotësimin e një standardi që ka të bëjë me menaxhimin e bazës së të dhënave të kërkimit shkencor dhe provimeve kombëtare e ndërkombëtare.”, tha ministrja Kumbaro në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë. Një tjetër vendim ishte transformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore në një agjenci autonome, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sistemin arsimor.

Next Post
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

July 9, 2026
FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

FOTO / “Me mikun e çmuar…”, Rama takohet me Erdogan pas Samitit të NATOs-. Ja çfarë thotë Kryeministri

July 9, 2026
Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

July 9, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

July 9, 2026
Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

July 9, 2026
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

July 9, 2026
VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

July 9, 2026
E rëndë në Vorë, 35-vjeçari godet me thikë burrin e hallës

EMRAT / Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

July 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Korrik 2026

July 9, 2026
U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In