• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku që të mbetet ligji aktual i zgjedhjeve në fuqi

by Mero Baze
20/07/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ky debati shtesë për ndryshimet kushtetuese rreth reformës zgjedhore, po bën më së fundi bilancin se çfarë nuk duan palët nga reforma zgjedhore.

Në krye të listës për kundërshti ndaj ndryshimeve, është Partia Demokratike.

Ata kundërshtojnë listat e hapura, si një rrezik për pushtetin e Lulzim Bashës brenda partisë.

Ata kundërshtojnë koalicionet me një listë, se mund të vriten me LSI ende pa filluar zgjedhjet, ndaj duan koalicione me lista të përbëra.

Ata kundërshtojnë depolitizimin e administratës zgjedhore, që ishte kërkesë bazë e ODIHR, ndërkohë që vështirë se gjejnë dot emra për komisionerë në shumicën e vendit.

Ata kundërshtojnë heqjen e pragut elektoral, pasi kanë firkë se rivalët e tyre të dalë nga PD, hyjnë në Parlament dhe bëhen faktor politik.

Ata kundërshtojnë dhe shumë elementë të dorës së dytë në organizmin e zgjedhjve, siç është formula e ndërtimit të KQZ-së së re, mënyra se si do të bëhet identifikimi i shtetasve që votojnë etj.

Opozita parlamentare nga ana e saj, kundërshton faktin që nuk u depolitizua administrata zgjedhore.

Ajo kundërshton mbajtjen e pragut 3 për qind, sa është në ligjin aktual.

Ajo po ashtu kundërshton koalicionet me lista të përbëra, pasi pengojnë procesin e numërimit, nëse hapen listat.

Socialistëve nuk u ngelet gjë për të kundërshtuar, pasi kanë pranuar dhe kundërshtimet e demokratëve të rrugës, dhe ato të demokratëve të Parlamentit.

Ndaj në këto rrethana, ata duhet të shkojnë drejt votimit më 30 korrik, duke provuar një herë të votohen kundërshtimet e opozitës parlamentare.

Nëse ato votohen, atëhere ka shanse të votohet dhe marrëveshja e 5 qershorit dhe të ngelet të shikojmë çfarë do bëjë PD, do marrë pjesë në zgjedhje, apo do shpëtojë prej tyre, duke gjetur alibinë.

Nëse socialistët nuk i votojnë propozimet e opozitës parlamentare, atëhere ka shumë shanse të rikthehemi në pikën zero, tek ligji aktual, pasi nëse Murrizi i mban në bllok votat e veta, do të rrëzohet dhe marrëveshja e 5 qershorit dhe nuk ka më kohë të bëhen ndryshime të tjera. Kështu do shkojmë drejt zgjedhjeve të reja me ligjin e vjetër.

Nuk do të fitojmë ndonjë gjë të madhe nga gjithë kjo zhurmë, por së paku do kuptojmë çfarë duan dhe çfarë nuk duan realisht palët nga reforma zgjedhore. Nga ato që ka kundërshtuar PD, rezulton se ata janë më afër ligjit aktual të zgjedhjeve, se sa gjithë të tjerët. Dhe ka shumë shanse që ashtu të bëhet.

Next Post
Mbyllja e klubeve të natës, muzikantë e pronarë lokalesh protestojnë para Kryeministrisë

Mbyllja e klubeve të natës, muzikantë e pronarë lokalesh protestojnë para Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

November 3, 2026
Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

November 3, 2026
“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

November 3, 2026
Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In