• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

by Mero Baze
03/11/2026 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy debate false në çështjen Rama-Veliaj dhe një debat real.

Debati nëse Veliaj është përfshirë fizikisht në organizimin e protestave është pa kuptim, sidomos tani. Dhjetë ditë më parë, Erion Veliaj mbajti një qëndrim politik ndaj protestave, duke iu referuar fitores së listës së studentëve në Beograd dhe duke i përshëndetur ato. Në deklaratën e tij politike, ai shprehte haptazi simpatinë për atë që po ndodhte në Tiranë, duke e përkufizuar si “fundi i një bote” dhe jo fundi i botës.

Qëndrimi politik ndaj protestave është shumë herë më i rëndësishëm se përfshirja në logjistikën e tyre. Unë besoj se kjo e fundit nuk ka ndodhur, pasi ai nuk ka asnjë mundësi ta bëjë atë, por edhe sikur ta ketë bërë, qëndrimi politik e tejkalon atë. Pra, kemi një kryebashkiak që është pro protestave dhe kundër qeverisë. Këtu ky debat duhet të marrë fund dhe nuk duhet të mbivendoset në seancat gjyqësore të Erion Veliajt. Ai nuk është aty as për protestat dhe as për sjelljen në burg, por për akuza të tjera, që janë më të vështira për t’u provuar sesa qëndrimi i tij ndaj protestave.

Qëndrimi ndaj protestave është publik dhe, po ta shoqërosh edhe me injorimin e dëmeve ndaj Tiranës, nuk ka më nevojë për komente.

Mirë apo keq, ajo është zgjedhja e tij politike, e cila zhbën çdo gjë tjetër konspirative rreth lidhjeve të tij me protestën. Arma më e fortë e një politikani janë qëndrimet publike dhe jo muhabetet e tavolinave, dhe ai e ka shumë të qartë qëndrimin publik për këtë çështje.

Debati i dytë, nëse Edi Rama e ka futur në burg Erion Veliajn, është po ashtu fals. Kjo është një narrativë që i shkon për shtat Berishës dhe opozitës në tërësi, të cilët duan ta paraqesin SPAK-un si vegël të Edi Ramës për shkak të disa rasteve të tyre. Por qeveria i ka thuajse të gjithë ministrat më të rëndësishëm në SPAK dhe të rrezikuar për vepra penale. Kështu i bie që Edi Rama ka burgosur të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Ata që vetë protestuan me molotov poshtë dritares së Veliajt për një vit të tërë, që çuan denoncimet në SPAK dhe që shpikën edhe Nesti Angonin, tani duhet të na e kursejnë këtë pistën e arrestimit të Veliajt prej Ramës.

Përkundrazi, unë mendoj se dëmi i vetëm që Edi Rama i ka bërë Veliajt në procesin e arrestimit të tij është qëndrimi agresiv i Ramës ndaj SPAK-ut për këtë çështje, duke ndezur gjakrat dhe duke e kthyer arrestimin e tij në një kacafytje të pushtetit me SPAK-un.

Diferenca që bëhet mes Veliajt dhe Ballukut ka të bëjë me faktin se Balluku kishte mundësi të mbrohej nga shumica në pushtet përmes imunitetit, ndërsa Veliaj nuk e kishte. Nëse shumica do të ishte vënë në provë për paraburgimin e Veliajt, me siguri do ta mbronte. Ose, së paku, shumica e shumicës do ta mbronte.

Debati i tretë, që ka të bëjë me nevojën që Tirana të ketë një bashki funksionale dhe që Veliaj të jepte dorëheqjen, është konflikt politik real mes tij dhe Edi Ramës.

Konflikti edhe këtu bazohet te fakti që Veliaj ka qenë gati të jepte dorëheqjen nga Bashkia, por të dilte nga paraburgimi. Pra, ditën që do të dilte nga paraburgimi, ai kishte planifikuar të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte betejën ligjore. Fakti që Gjykata e Lartë, në mënyrë krejt të pakuptueshme dhe të papritur, hodhi në kosh të plehrave vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka detyruar të ruajë postin e kryetarit të Bashkisë, pasi i duhet të shkojë në Strasburg si kryebashkiak i burgosur.

Nëse SPAK-u nuk do të kishte bërë atë masakër që ka bërë mbi të, për shkak të protagonizmit personal të dy prokurorëve, të cilët nuk kanë lënë gjyqtar e dëshmitar pa kërcënuar, dhe nëse Gjykata e Lartë do të ishte treguar profesionale, nuk do ta kishim sot këtë konflikt.

Pra, gjithçka që ka ngjarë buron nga fakti se SPAK-u dhe drejtësia e re kanë prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe kanë arritur ta shkaktojnë këtë ndarje politike përmes veprimeve të tyre, që cenojnë çdo standard të drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse këmbëngul se forca më e rëndësishme politike në vend dhe me më shumë pushtet është SPAK-u. Ai po e përdor këtë pushtet për të bërë politikë dhe për të diktuar të ardhmen politike të shumë figurave në vend. Është një rol që nuk ia ka dhënë as Kushtetuta dhe as reforma në drejtësi, por protagonizmi i tyre personal, mungesa e dhënies së llogarisë dhe, natyrisht, paprekshmëria ndaj ligjit që kanë garantuar nga këta që po dënohen njëri pas tjetrit.

Next Post
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Comments 2

  1. Jorgo i Jorgjicës says:
    1 day ago

    Avokatia që i bën Mero Baze, Veliut, duke qartazi sikur është një avokati për të “shlyer një lloj detyrimi ndaj Veliut”, se sa është llogjike dhe e argumentuar.
    Edhe ato argumente që jepen nga Mero Baze, sikur janë të “sforcuara”.
    Velinë nuk e futi Rama në burg.
    Velinë e futi në burg, makuteria dhe pangopshmeria e tijë.
    “Loja” me Ramën, fillon me Bashkinë Tiranë.
    Të kishte qenë i mënçëm ky Velua, dhe ju MËSONJËSIT E TIJË, duhet ta kishit mësuar që ti hapte rrugë PS, sepse PS e bëri Kryetar Bashkie.
    MBASE DO TI KISHTE DALË MË PËR MBARË.
    E keqja e tijë, jeni ju, të gjithë ju, mediat, duke filluar nga ti Mero Baze, që i keni fryrë në vesh, dhe e keni orientuar gabim.
    Gabimet tuaja, po i shtohen në kurriz Veliut.

    Reply
  2. ccc says:
    13 hours ago

    Mero, ti ke gjithe te drejten te vazhdosh t’a mbeshteses e mbrosh, ndersa per ne votuesit e tij ai eshte demaskuar keq dhe shnderruar ne nje mosmirenjohes e i pabese! E paimagjynueshme sesi digjet e shkaterrohet Tirana, dhe kryetari i saj nuk thote nje fjale, por ferkon duart si skuth. Ndersa nuk harron te prononcohet per zgjedhjet ne Serbi, qe t’i hedhe benzin zjarrit ketu. Harram mbeshtetja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In